Lajme
Dilemat e Projektligjit për Amnistinë
Deputeti Behar Selimi ka thënë se ky projektligj ka karakter human, social, por ka edhe karakter politik. Zanafilla është tek marrëveshja e Brukselit
Dilema të mëdha ka krijuar në Kosovë, Projektligji për amnisti, i cili zanafillën e ka në marrëveshjen e Brukselit. I konsideruan si ligj i domosdoshëm për integrimin e serbo-verioreve në sistemin administrativ të Kosovës, ky projektligj ka krijuar shumë polisemi.
Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës ia ka dhënë dritën jeshile këtij projektligji që të shkoj në Kuvend për miratim, mirëpo paqartësitë akoma mbesin në sipërfaqe.
Nënkryetari i komisionit, Behar Selimi, i cili ka kryesuar mbledhjen, theksoi se veç tjerash duhet pranuar se ky ligj është edhe politik, raporton REL.
“Ky projektligj është ashtu siç është, dhe përveç atij karakterit human për një numër të qytetarëve të përkatësisë kombëtare shqiptare që janë në vuajtje të dënimit, adresohet edhe në ata që u kanë takuar strukturave ilegale të cilët kanë drojë nga shpërbërja prej ndjekjes penale”, tha ai
“Në bisedime është marrë një obligim dhe ky projektligj i përfshin edhe ata. Ne duhet të themi se ky projektligj ka karakter human, social, por, ka edhe karakter politik”, ka shpjeguar Selimi.
Nga ana tjetër, subjekti politik “Vetëvendosje” e ka kundërshtuar fuqishëm projektligjin, duke thënë se nëpërmjet tij do të instalohet brenda strukturës së legjislacionit të Kosovës një mekanizëm i tmerrshëm i drejtësisë selektive.
Albulena Haxhiu, anëtare e komisionit nga “Vetëvendosje” tha se amnistia e vërtetë që po kërkohet këtu është për pjesëtarët e MUP-it, dhe e organeve tjera të aparatit represiv të shtetit të Serbisë të instaluara në territorin e Kosovës, të cilat i kanë kryer të gjitha krimet ndaj shtetit dhe ndaj popullatës së Kosovës.
“Po amnistohen serbët ende pa nisur procedura e hetimit, identifikimi i krimit, të kriminelit, dënimi i kriminelit e më pastaj amnistia pas një kohe të vuajtjes së dënimit. Pra, me këtë projektligj po amnistohen krimet që janë kryer ndaj Kosovës dhe rendit kushtetues”, tha Haxhiu.
Kurse ish-ministri i Drejtësisë, tani anëtar i Komisionit për Legjislacion, Haki Demolli, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e kritikoi projektligjin dhe vlerësoi se me këtë projektligj kryesisht synohet të amnistohen kryesit e komunitetit serb.
“Nga dispozita e këtij projektligji shihet se ky ligj ka për qëllim të amnistojë kryesit e komunitetit serb të cilët me vite të tëra, kanë rrezikuar dhe cenuar rendin kushtetues të Kosovës, kanë dëmtuar dhe rrezikuar pasurinë e qytetarëve të vendit tonë”, deklaroi ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës













