Lajme
Disa efekte pozitive të hudhrës në shëndet
“Le të jetë ushqimi ilaçi juaj, dhe ilaçi juaj ushqim”.
Janë fjalë të famshme këto të “babait të mjekësisë”, Hipokratit. Atij i pëlqente që hudhrën ta përdorte për shërimin e një sërë problemesh shëndetësore.
Edhe shkenca moderne ka konfirmuar kohët e fundit shumë nga përfitimet shëndetësorë të hudhrës.
Ja disa prej tyre:
Hudhra përmban komponentë me veti të fuqishme medicinale
Shkencëtarët kanë zbuluar se shumica nga vetitë shëndetësore të hudhrës shkaktohen nga përbërjet e squfurit që formohen kur një hudhër grimcohet, shtypet apo përtypet. Ndoshta një nga përbërësit më të njohur është allicina, që mund të gjendet vetëm kur hudhra është e freskët, kur sapo është prerë apo shtypur. Përbërës të tjerë që mund të luajnë një rol në përfitimet shëndetësore të hudhrës përfshijnë disulfat diallyl dhe cistein s-allyl. Përbërësit e squfurit të hudhrës hyjnë në trup nga trakti tretës dhe qarkullojnë nëpër gjithë trupin, duke ushtruar efektet e tyre biologjike të forta.
Hudhra është shumë e ushqyeshme, por ka shumë pak kalori
Hudhra është shumë e ushqyeshme kalori për kalori. Një thelb hudhre(3 gram) përmban:
- Manganez – 2% të vlerës së përditshme
- Vitaminë B6 – 2% të vlerës së përditshme
- Vitaminë C – 1% të vlerës së përditshme
- Selenium – 1% të vlerës së përditshme
- Fibër – 0.06 gram
- Sasi të konsiderueshme kalciumi, bakri, kaliumi, fosfori, hekuri dhe vitamine B1
Të gjitha këto vijnë me 4.5 kalori, 0.2 gram proteinë dhe 1 gram karbohidrate. Hudhra përman gjithashtu dhe sasi të vogla lëndësh të tjera ushqimore.
Hudhra mund të luftojë sëmundje, si i ftohti i zakonshëm
Suplementet e hudhrave njihen për vetitë që kanë në përmirësimin e sitemit imunitar. Një studim i madh, 12 javësh, zbuloi se një suplement i hudhrës në ditë, reduktonte numrin e të ftohurave me 63% krahasuar me një placebo. Zgjatja e simptomave të të ftohurës u reduktua me 70%, nga 5 ditë në grupin me placebo, në vetëm 1.5 ditë në grupin me hudhër.
Mund të ulë tensionin e gjakut
Sëmundjet kardiovaskulare si ataket kardiake dhe goditjet në tru janë nga vrasësit më të mëdhenj në botë. Tensioni i lartë i gjakut ose hipertensioni është një nga nxitësit më të rëndësishëm të këtyre sëmundjeve. Studimet kanë zbuluar se hudhra ka një impakt të rëndësishëm në uljën e tensionit të gjakut në ata njerëz që e kanë atë të lartë.
Hudhra përmirëson nivelet e kolesterolit, gjë që mund të ulë riskun për sëmundjet e zemrës
Hudhra mund të ulë kolesterolin total dhe atë LDL. Për ata persona me kolesterol të lartë, hudhra mund ta ulë kolesterolin total apo atë LDL me rreth 10 – 15%.
Hudhra përmban antioksidantë që mund të ndihmojnë për të parandaluar Alzhaimerin dhe demencën
Dëmtimi oksidativ nga radikalet e lira kontribuon në procesin e plakjes. Hudhra përmban antioksidantë që mbështesin mekanizmat mbrojtës të trupit ndaj dëmtimit oksidativ. Kombinimi i efekteve në reduktimin e kolesterolit dhe presionit të gjakut me vetitë antioksidante, mund të reduktojë riskun për sëmundje si Alzhaimeri dhe demenca.
Performanca sportive mund të përmirësohet me suplemente të hudhrës
Hudhra është përdorur që në kulturat e lashta për të reduktuar lodhjen dhe për të rritur aftësitë për të punuar. U jepej dhe atletëve olimpikë në Greqinë e lashtë.
Hudhra mund t’ju ndihmojë të detoksifikoni metalet e rënda në trupin tuaj
Në doza të larta, përbërjet sulfurike të hudhrës, është zbuluar se se mund të mbrojë ndaj dëmtimit të organeve nga toksiciteti i metaleve të rënda.
Hudhra mund të përmirësojë shëndetin e kockave
Akoma nuk është provuar me studime në njerëz, por studimet në kafshë kanë treguar se hudhra mund të minimizojë humbjen e kockave duke rritur estrogjenin në femra. Ndërsa një studim në gratë pas menopauzës tregoi se një dozë e përditshme hudhre, ul në mënyrë sinjifikante një shënjues të defiçencës së estrogjenit, gjë që sugjeron se suplementet e hudhrës mund të kenë efekte pozitive dhe në shëndetin e kockave edhe te gratë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













