Kosova
Disa gra të kthyera nga Siria po hetohen për pjesëmarrje në grupe terroriste
Policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë filluar intervistimin e disa grave që janë kthyer të shtunën në mëngjes nga Siria, me dyshimin se ishin pjesëmarrëse në grupe terroriste.
Të shtunën në mëngjes autoritetet e Kosovës të ndihmuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kthyer 110 persona nga zonat e luftës në Siri, 74 fëmijë, 32 gra dhe 4 persona të rritur që dyshohet se kanë qenë luftëtarë.
Avokatja Fehmije Gashi Bytyqi ka ardhur në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve në fshatin Vranidoll afër Prishtinës për të mbrojtur një grua, e cila dyshohet se ka marrë pjesë në një organizatë terroriste në Siri dhe që burri i saj ende po qëndron në zonën e luftës në Siri.
Aktualisht, të gjithë të kthyerit po u nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore dhe ende nuk dihet kur do të lirohen, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Nga personat e kthyer janë edhe katër militantë, të cilët aktualisht janë në paraburgim si të dyshuar për pjesëmarrje në organizata terroriste.
Naile Arifi nga Prishtina erdhi në qendër me familjen e saj për të vizituar gruan dhe pesë fëmijët e vëllait të saj, i cili ka vdekur në zonat e luftës në Siri para tre vjet e gjysmë. Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ajo tha se nuk i ka parë familjarët e saj për pesë vjet e gjysmë.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













