Kosova
Disa mostra të të helmuarve në Deçan do të testohen jashtë Kosovës
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka njoftuar se të mërkurën është marrë vendimi për të kryer analiza shtesë të disa mostrave të pacientëve të helmuar ditë më parë në Deçan.
“Sot janë përgatitur edhe një numër mostrash, të cilat shumë shpejt priten të dërgohen jashtë vendit për analiza më specifike, të cilat nuk mund të kryhen në Kosovë”, ka thënë Vitia.
Sipas tij, situata tani është më e qetë dhe ka më pak fluks të pacientëve që po kërkojnë ndihmë.
Helmimi masiv në Deçan ka bërë që kjo komunë të shpallë gjendje emergjente.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shëndetësisë në Deçan, nga dita e shtunë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan, kanë kërkuar ndihmë mbi 1,500 persona, ndërsa qindra prej tyre i kanë simptomat e njëjta të helmimit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur të hënën se nga gjashtë mostra të testuara të ujit, në dy prej tyre janë gjetur koloni të dyshimta të baktereve.
Megjithatë, sipas drejtorit të IKSHPK-së, Naser Ramadani, testimet në laborator duhet të vazhdojnë dhe shkaku i saktë i këtij helmimi nuk është përcaktuar ende.
Ujësjellësi rajonal “Hidrodrini” ka porositur të martën qytetarët e komunave të tjera që furnizohen nga ky ujësjellës, që të mos kenë dyshime në cilësinë e ujit.
“Hidrodrini”, përveç Deçanit, furnizon me ujë edhe Pejën, Istogun, Klinën dhe Junikun.
Përveç ministrit Vitia, edhe disa ministra tjerë kanë thënë të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës se, kanë kërkuar hetime për rrjetin e furnizimit të qytetarëve me ujë të pijshëm në Deçan, për të kuptuar nëse ka pasur diku ndonjë lëshim eventual, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të konsiderohen armë. Një porosi online pati pasoja... -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore













