Kinema
Disa nga filmat e shumtë mbi botën e biznesit
Hollivudi përveçse filma zbavitës, ka prodhuar edhe filma të mbushur plot me mësime për jetën. Për një student të biznesit, nuk ka mënyrë më të mirë për të rritur aftësitë e tij në këtë fushë, sesa të mësojë përmes përvojës së të tjerëve.
Më poshtë, gjeni filmat që ju ndihmojnë të mësoni diçka të re, por edhe të kaloni një kohë të mirë.
Wall Street
Filmi ka në qendër shpjegimin e çdo gjëje që ndodh në prapaskenat e një biznesi. Si një udhëtim emocionues në jetën e Gordon Gekko, filmi tregon saktësisht se si njerëzit e shkëmbejnë moralin e tyre për t’u bërë të pasur në Wall Street, nën parimin “Paraja është gjithçka dhe lakmia është e mirë”.
The Insider
Al Pacino dhe Russell Crowe, vijnë si personazhet kryesore në këtë film, duke dhënë një vëzhgim mbi etikën dhe integritetin e një biznesi. Historia e një njeriu që ballafaqohet me një zgjedhje të shëmtuar për të bërë gjënë e duhur duke rrezikuar jetën e tij, ose duke mos thënë të vërtetën.
Tucker: A man and his dream
Jeni duke kërkuar frymëzim për të ndërmarrë një hap të madh në botën e sipërmarrjes? – Ky film mund të jetë i duhuri për ju. Ky film “punon” si një frymëzim për psikologjinë tuaj dhe ju tregon saktësisht se si të ndiqni ëndrrat tuaja.
Office Space
Çfarë bëni kur jeni të lodhur nga rutina e ditës “nëntë me pesë”? – Ky film tregon politikën e zyrës në mënyrën më të mirë të mundshme. Së paku një herë në jetën tuaj, në të kaluarën ose në të tashmen, do e gjeni veten tuaj më së miri në këtë film.
Smartest guys in the room
ENRON, futet në histori si një nga mashtrimet më të mëdha të biznesit në botë, dhe ju duhet patjetër të dini se çfarë ndodhi dhe çfarë problemesh u krijuan. Nëpërmjet këtij filmi do të mësoni të bëni zgjedhjet e duhura në kohën e duhur.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












