Lajme
Edhe Nokia do të ndërpresë bizneset në Rusi
Prodhuesi i pajisjeve të telekomunikacionit Nokia do të tërhiqet nga tregu rus.
Lajmi është konfirmuar nga CEO i kompanisë, Pekka Lundmark, duke shkuar një hap më tej se kompania rivale Ericsson, e cila kishte pezulluar aktivitetin e saj në Rusi vetëm për një periudhë të pacaktuar.
Qindra kompani të huaja po ndërpresin lidhjet me Rusinë pas pushtimit të saj në Ukrainë më 24 shkurt dhe pas sanksioneve perëndimore kundër Moskës.
Kompania deklaroi se vendimi për largimin nga tregu i Rusisë, ishte alternativa e vetme dhe më e mirë.
“Ne thjesht nuk shohim asnjë mundësi për të vazhduar aktivitetin tonë në rrethanat aktuale”, tha Lundmark në një intervistë.
Rusia është gjithashtu në mosmarrëveshje me Finlandën dhe Suedinë, vendet e origjinës përkatësisht të Nokia-s dhe Ericsson-it, lidhur me interesin e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s./Reuters
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih












