Lajme
Pas arritjes së Netanyahut në Hungari, vendi thotë se po tërhiqet nga GJNP-ja
Pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, arriti sot në Budapest, Hungari. Ai njoftoi se po tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, teksa kjo është vizita e parë e Netanyahut në Evropë që kur GJNP-ja lëshoi fletarrestim ndaj tij lidhur me krimet e pretenduara të luftës në Gazë.
Ministri i Mbrojtjes i Hungarisë, Kristof Szalay-Bobrovniczky, e priti Netanyahun në aeroportin e Budapestit rreth orës 02:30, dhe disa orë më vonë, Gergely Gulyas, shefi i stafit të kryeministrit hungarez Viktor Orban, u citua të ketë thënë se qeveria po lëviz drejt tërheqjes nga GJNP-ja, transmeton albinfo.ch.
“Hungaria do të tërhiqet nga GJNP-ja. Qeveria do të iniciojë procedurën e tërheqjes, në përputhje me kornizën ligjore ndërkombëtare dhe kushtetuese”, tha Gulyas.
Gjatë një konference për media, Orban tha se “vendimet e fundit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale tregojnë se ajo është shndërruar në një instrument politik”. “Ne po tërhiqemi nga Gjykata Ndërkombëtare Penale”, shtoi ai.
Ndryshe, Orban publikisht e kishte ftuar Netanyahun për vizitë në nëntor, pak pasi GJNP-ja lëshoi fletarrestimin.
“I garantoj atij, nëse vjen, se vendimi i GJNP-së nuk do të ketë efekt në Hungari”, kishte deklaruar Orban.
Gjykata Ndërkombëtare Penale, ndryshe, nuk ka fuqi për të arrestuar personat vetë, por varet nga shtetet që e kanë nënshkruar traktatin për krijimin e saj – Statutin e Romës – për të zbatuar fletarrestimet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej Studimi tregon se kompanitë po hasin vështirësi në kalimin nga projektet pilot te përdorimi i gjerë... -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër













