Lajme
Disa qytete në SHBA rikthejnë kufizimet
Shtetet e Bashkuara po përballen me një rritje të rasteve me COVID-19, kryesisht të nxitura nga varianti Delta i koronavirusit. Me synimin për të ulur numrin e infeksioneve në disa zona, autoritetet kanë filluar t’u rikthehen masave kufizuese, sikurse mbajtja e maskave.
Në qytetin Los Anxhelos të shtetit të Kalifornisë autoritetet urdhëruan përdorimin me detyrim të maskave në ambientet e brendshme publike, një vendim që hyri në fuqi të shtunën, por sherifi i këtij qarku tha se vendimi i Departamentit të Shëndetit Publik nuk “mbështetej në shkencë” dhe se departamenti i tij nuk do ta zbatonte atë.
“Të detyrosh të vaksinuarit dhe ata që tashmë janë prekur nga COVID-19 të mbajnë maska në ambiente të brendshme, nuk mbështetet nga shkenca dhe është në kundërshtim me udhëzimet e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)“, shkruante sherifi i Los Anxhelosit Alex Villanueva, në një deklaratë në faqen e internetit të departamentit.
Nuk dihet ende se me çfarë pasojash mund të përballet zyra e sherifit lidhur me këtë deklaratë, ku thekson refuzimin për të zbatuar urdhrin për mbatjen e detyruar të maskave.
Ndërkohë, Qendra për Luftimin e Urrejtjes Dixhitale, një organizatë me qendër në Uashington dhe Londër, ka hartuar një raport ku identifikon mbi 10 subjekte “të cilët janë pasuruar duke përhapur dezinformata” në lidhje me vaksinat kundër COVID-19.
Sipas grupit, 12 subjekte ekonomike operojnë hapur duke minuar publikisht besimin kolektiv te mjekët, qeveritë dhe shkenca.
Grupi kritikonte platformat e njohura të medias sociale, si Facebook-un, Instagram-in e Twitter-in për qasjen që u kanë siguruar për vite me radhë njoftimeve të dezinformacionit.
Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden dhe këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për çështje të shëndetësisë Dr. Vivek Murthy dënuan dezinformimin ndaj COVID-19 që është përhapur në të gjitha mediat sociale./ VoA
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë













