Lajme
Disa sipërmarrës shqiptarë nga SHBA nisin bashkëpunim me gjigantin Coca Cola
Raportohet se në ambientet e sallës “Nënë Tereza” pranë Kishës “Zoja Pajtore“ në Southfield, Michigan, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes shoqatës “Komuniteti Shqiptar” në Michigan, e përbërë nga përfaqësues të shoqatave “Kosova” dhe “Jehona e Malësisë”, me kompaninë më të madhe në botë për pije freskuese Coca Cola.
Marrëveshja u nënshkrua edhe me kompaninë më të madhe të pijeve freskuese për shtetin e Michigan-it – “Leonard’s Syrups”, përcjell albinfo.ch.
Në emër të Shoqatës Komuniteti Shqiptar në Michigan kontratën e nënshkroi kryetari i shoqatës, Gjevalin Gegaj, nga kompania Coca-Cola, Joshua Bennett, ndërsa në emër të kompanisë Leonard’s Syrups, Lucas Iskra.
Me ketë marrëveshje përfitojnë pronarët e restoranteve, duke blerë produktet nga këto kompani me çmimin më të ulët në treg dhe duke marrë shërbimin më të mirë. E veçanta e kësaj marrëveshjeje është se një përqindje e konsiderueshme nga çmimi në fjalë do të shkojë në fondin e Shoqatës, me qëllim që të grumbullohen fondet për ndërtimin e Qendrës Kulturore Shqiptare në Michigan.
Komuniteti Shqiptar në Michigan është i regjistruar si shoqatë jofitimprurëse me status të veçantë që i lejon kontribuesit zbritje taksash bazuar në kontribut.
Pjesëmarrësit në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje vlerësuan se kjo marrëveshje është arritja më e madhe në historinë e komunitetit tonë në këtë shekull.

E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? Me verën, ekskursionet dhe takimet me gjarpërinjtë shtohen. Ja si t’i dalloni speciet helmuese, të parandaloni... -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës -
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit












