Lajme
Disa spitale zvicerane bashkojnë forcat kundër sulmeve kibernetike
Tetëmbëdhjetë spitale zvicerane kanë vendosur të bashkojnë forcat për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike. Për këtë qëllim, ato kanë krijuar një organizatë kombëtare për siguri kibernetike, e cila do të shërbejë si platformë bashkëpunimi mes institucioneve. Në këtë aleancë bëjnë pjesë edhe Spitali i Fribourg-ut (HFR) dhe Spitali i Valais-it.
Shoqata, e quajtur Healthcare Cyber Security Center (H-CSC), do të funksionojë si një “sistem alarmi”, sipas një njoftimi për media të publikuar të enjten. Kështu, spitalet do të mund të shkëmbejnë informacion në rast sulmesh kibernetike.
Përveç kësaj, ato do të zhvillojnë standarde të përbashkëta mbrojtjeje dhe do t’i ofrojnë mbështetje njëra-tjetrës në rast të një sulmi. “Sulmuesit kibernetikë kanë bashkëpunuar prej kohësh, ndërsa ne kemi bërë shumë pak. Kjo po ndryshon tani,” thekson presidenti i shoqatës, Erik Dinkel.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”














