Lajme
Diskutim rreth përfshirjes së diasporës në votime në Shqipëri
Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) ka kënaqësinë t’ju ftojë në nje diskutim të hapur mbi pjesëmarrjen e diasporës shqiptare në votimet në Shqipëri.
Evenimenti do të ketë të ftuar:
Z. Bledar Milaqi, bashkëthemelues dhe Sekretar i Përgjithëm i Lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë,
Z. Florian Haçkaj, bashkëpresident dhe bashkëthemelues i Lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë,
Referuesit në eveniment do të ofrojnë një panoramë të plotë të procesit të votimit nga jashtë për qytetarët shqiptarë me banim jashtë vendit, duke përfshirë një pasqyrë të zhvillimeve, aspekteve ligjore, politike, të impaktit që votimi nga jashtë ka prodhuar në vendet e tjera si dhe të potencialeve të jashtëzakonshme të ndryshimit që mund të prodhojë në Shqipëri.
Evenimenti do të ketë trajtë ndërvepruese dhe diskutimet do të jenë të hapura, e çdo pjesëmarrës mund të bëjë pyetje dhe të japë mendime në lidhje me procesin.
Prezenca juaj na nderon dhe do të ishte kënaqësi e veçantë të bashkëbisedojmë dhe të ndajmë mendime rreth këtij procesi kaq të rëndësishëm për vendin.
Duke ju falënderuar për interesimin, urojmë të shihemi në dt. 16.10.2023, në orën 19-21, teksa ne do jemi aty prej orës 18:30.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit16 Tetor 2023
- Ora18:30
- LokacioniMünchen/DE
- Data e përfundimit16 Tetor 2023 - 21:00
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











