Lajme
Dita e 10 e luftës në Ukrainë, Rusia shpall armëpushim
Tashmë Ukraina ka hyrë në ditën e 10 të luftimeve dhe rezistencës ndaj agresionit rus. Rusia sot shpalli armëpushim dhe vendosi hapjen e korridoreve humanitare për civilët, përcjell albinfo.ch.
Ushtria ruse do të ndalojë të shtënat dhe do të lejojë civilët të largohen nga Mariupol dhe Volnovakha. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se do të ndalojë bombardimet e saj në Ukrainë të shtunën, për të lejuar që civilët të largohen të sigurt.
Putin i tha kancelarit gjerman, Olaf Scholz, të premten se një raund i tretë i bisedimeve ishte planifikuar për këtë fundjavë. Luftimet kanë vijuar gjatë natës në Mariupol dhe Chernihiv, qytete në Ukrainën veriore.
Ushtria ruse vijon të avancojë në qytetin e Mariupolit dhe qytetin verior, Chernihiv. Kryetari i bashkisë së Mariupolit bëri thirrje që të krijohet një korridor humanitar, në mënyrë që ushqimi dhe ilaçet të mund të dërgohen në qytet.
Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se do të lejojë korridoret humanitare duke filluar nga ora 10 e mëngjesit me orën e Moskës për banorët e Mariupol dhe Volnovakha.
Qyteti jugor, shtëpia e më shumë se 400 mijë njerëzve, është afër kufirit rus dhe kyç për krijimin e një korridori tokësor që lejon rebelët e mbështetur nga Rusia në Luhansk dhe Donetsk të bashkojnë forcat në Krime. Këtë fundjavë pritet që Kievi dhe Moska të zhvillojnë raundin e tretë të bisedimeve, duke shpresuar për një rezultat pozitiv.
Kujtojmë se dy raundet e mëparshme janë mbajtur në Bjellorusi, pa rezultat. Ditën e hënë gjithashtu pritet të mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të diskutuar krizën humanitare në Ukrainë me kërkesë nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













