“Ditët e Diasporës në Kosovë-2012”

E shtunë, 21 korrik 2012, në orën 20.00, në Muzeun Kombëtar në Prishtinë

NJOFTIM

Të nderuar,

Në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës në Kosovë-2012”, që organizohet nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, nesër, e shtunë, 21 korrik 2012, në orën 20.00, në Muzeun Kombëtar në Prishtinë, hapet ekspozita personale e piktorit Gani Lalloshi.

Ekspozita do të qëndroj ë e hapur deri më 1 gusht 2012.

Po nesër, në orën 20:30, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, mbahet programi artistik për fëmijë “Shpresat tona”, i organizuar nga MeD dhe nga Kuvendi i Komunal i Prishtinës.

Ndërkaq, të dielën, më 22 korrik 2012, në orën 20:30, në platenë mes hotelit “Grand” dhe ndërtesës së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Prishtinë, në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës në Kosovë -2012” shfaqen filmat:

– “Kosova1,2” – me regji të Shenida Bilallit

– “In Memoriam” – me regji të Ilirian Himajt

– “Fëmijët” – me regji të Blerta Zeqirit

Me respekt,

Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës