E-Diaspora
Ditët e kulinarisë shqiptare arrijnë në Bruksel
Aktiviteti “Ditët e kulinarisë shqiptare” është zhvilluar në kuadrin e festave të nëntorit përgjatë datave 26 dhe 27 nëntor në Bruksel
Kulinaria shqiptare ka trokitur në portat e institucioneve evropiane përmes një aventure këmbëngulëse.
Një autobus jo si të tjerët e ka sjellë atë nga Tirana në Bruksel. “Autobusi i shijes” ka qëndruar para Parlamentit Evropian, në një nga sheshet më të spikatura dhe të frekuentuara për kulinarinë evropiane në Bruksel.
Aventurë që nuk ka kaluar pa rënë në sy të eurodeputetëve dhe funksionarëve të institucioneve evropiane, raporton “ABCNEWS”.
Ata kanë mundur të shijojnë gatimet tradicionale shqiptare në kryeqytetin e Evropës. Por “autobusi i shijes” përçon mbi të gjitha një mesazh për shqiptarët e diasporës, përcjell albinfo.ch.
“Është falë ndihmës së kompanisë ‘Neranxi’ dhe kokëfortësisë së pronarit. Duhet ta pranoj. Duhej një kokëfortë nga Himara që ta bënte këtë. Ky autobus ka udhëtuar nga Tirana përmes Brukselit përballë Parlamentit Evropian, që t’ua kujtojë shqiptarëve të diasporës që atdheu i tyre, megjithëse me pak vonesë, nuk i harron”, është shprehur Pandeli Majko, ministër i Shtetit për Diasporën.
Për ministrin Majko është e rëndësishme që të mbushet vakuumi i krijuar midis shtetit shqiptar dhe komuniteteve shqiptare jashtë vendit.
“Do të kemi të tilla edhe në kryeqytetet e tjera të Evropës dhe kështu të mbushet ai vakuum dhe ajo vonesë që shteti shqiptar ka në marrëdhënie me komunitetet e tij jashtë Shqipërisë, pasi ato janë vërtet një pasuri e madhe dhe pjesë e pandashme e familjes shqiptare”.
Aktiviteti “Ditët e kulinarisë shqiptare” është zhvilluar në kuadrin e festave të nëntorit përgjatë datave 26 dhe 27 nëntor në Bruksel.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave















