Kosova
Ditmir Bushati tregon a do t’i bashkohet Albin Kurtit
Në një intervistë për VOA, Ditmir Bushati tha se nuk ka asnjë arsye, e jo më ambicie për të lëvizur nga Partia Socialiste
Në një intervistë për VOA, Ditmir Bushati tha se nuk ka asnjë arsye, e jo më ambicie për të lëvizur nga Partia Socialiste.
Zëri i Amerikës: Kanë qarkulluar së fundmi në media dhe hipoteza për një largim të mundshëm tuajin nga PS dhe një angazhim apo përfshirje në Lëvizjen Vetëvendosja. Si është e vërteta?
Ditmir Bushati: Kjo është një tollovi treditore e krijuar kryesisht nga teknologët politikë dhe distributorët e lajmeve të rreme. Një miku im i çmuar nga Kosova do ta krahasonte me situatën e ngjashme në Ish-Jugosllavi dhe me teknologjinë që përdorej asokohe për ‘diferencimin ideopolitik’ ndaj njerëzve të cilët likuidoheshin politikisht. Unë besoj që ne nuk e kemi luksin të jemi një matricë neo-jugosllave. Me Vetëvendosjen, me Albinin, por jo vetëm, me të gjithë spektrin politik shqiptar në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, unë kam kultivuar marrëdhënie profesionale, mbi të gjitha njerëzore të mira, edhe për shkak të funksionimit tim shtetëror të mëparshëm si Ministër i Jashtëm. I uroj suksese atyre.
Nuk kam asnjë arsye, e jo më ambicie për të lëvizur nga Partia Socialiste të cilën e konsideroj familjen më të madhe politike në vend. Jam mbështetur në mënyrë të pakushtëzuar në të gjitha funksionet e mia, si Ministër i Jashtëm por edhe në funksionet politike, nga kolegët, nga anëtarësia e Partisë Socialiste dhe sot më shumë se kurrë mendoj që ne kemi nevojë për të hedhur një tjetër hap drejt demokratizimit të mëtejshëm të PS-së, për të dëshmuar që jemi në gjendje për tu vet-korrigjuar dhe për ti folur, jo thjeshtë aspirantëve te kutia e votimit, por mbi të gjitha atyre që me të drejtë, mund ta kenë humbur shpresën nga gabimet që ne kemi bërë nga 6 vitet në qeverisje të vendit.
Zëri i Amerikës: Zoti Bushati, u mund të flitet për ngushtim të hapësirave demokratike brenda PS?
Ditmir Bushati: Është e rëndësishme që ne të krijojmë mekanizma dhe rregulla lojë më të qartë, jo vetëm brenda PS, por brenda familjeve tona politike. E di që opinioni publik është më i vëmendshëm dhe më ekzigjent ndaj Partisë Socialiste, për shkak të traditës të mirë që PS ka pasur në këtë drejtim. Është detyra jonë për të qenë vigjilentë, solidarë e mirëkuptues, por gjithmonë duke vendosur në qendër të vendimmarrjes anëtarin e Partisë Socialiste. Jo në çdo rast vendimet që imponohen nga lart mund të kenë efektet e duhura në praktikë. Ne, padyshim që mund të jemi dhe duhet të jemi partia promotore e ndryshimit. Sot për sot, operojmë në një kontekst edhe më specifik. Barra mbi ne është edhe më e rëndë, për shkak të përgjegjësive në pushtet qendror edhe në pushtetin vendor, thuajse në të gjitha hallkat e vendimmarrjes. Kësisoj, na duhet që të jemi më të durueshëm, në radhë të parë me njëri-tjetrin. Na duhet më shumë imagjinatë për të prekur horizontin. Na duhet edhe kapacitet për më shumë kompromise, qoftë brenda familjes tonë politike, por edhe me opozitën politike dhe atë parlamentare, sepse vendi ndodhet përballë sfidave të reja percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe
Jeta në Zvicër
-
Në këto aeroporte mbahen greva gjatë prillit dhe majit Grevat nuk janë të rralla në Evropë. Për shkak se punëtorët po luftojnë për kushte më...
-
Vdes ushtari zviceran nga të shtënat, gjatë ushtrimeve në kazermë
-
Dyshimi për mashtrim: Akuzohet për 250 mijë CHF që mori kredi për Covid
-
Zvicër: Thirrje për kujdes për personat që kanë vendosur tashmë goma verore
-
Studim: Mirëqenia në Zvicër është rritur ndjeshëm në 30 vjetët e fundit