Kuriozitete

Djathi më i shtrenjtë në botë

Kohët e fundit djathi blu spanjoll “Cabrales” hyri në librin e rekordeve Guinness si më i shtrenjti në botë, sepse arriti një çmim prej 32 mijë euro për dy kilogramë.

Prodhuesit shpjegojnë se bëhet fjalë për një djathë gjysmë të fortë, me aromë të theksuar që piqet në shpellat malore të Asturias, në veri të Spanjës dhe që pak para se të thyente këtë rekord, në konkursin e 51-të vjetor të djathit në Las Arenas, u shpall si  ‘Cabrales’ më i mirë, shkruan Scan, përcjell albinfo.ch.

Personi që bleu këto dy kilogramë u shpreh pas ankandit tha se nuk kishte rëndësi se sa paguante për të, sepse ishte i magjepsur nga pasioni i prodhuesve vendas. Çmimi i lartë i këtij djathi arsyetohet më së shumti nga procesi i mundimshëm i prodhimit të tij. Prodhuesit vendas shprehen se djathi i shtrenjtë bëhet nga qumështi i lopës, ose një përzierje e qumështit të lopës, deles dhe dhisë, që fillimisht duhet të vjetërohet për të paktën katër muaj në shpellat malore në rajonin e Cabrales që ndodhet në Parkun Kombëtar ‘Picos de Europa’.

Djathi është pjekur për tetë muaj në një shpellë në një lartësi prej 1.400 metra në  temperaturë prej 7 gradë Celsius. Pas përfundimit të procesit të pjekjes, ky djath transportohet në këmbë poshtë malit në rrugën më të afërt, nga e cila më pas kthehet në fermë dhe përgatitet për shitje.