Lajme
Djellza, 18 vjeçe, me 300 mijë ndjekës në Instagram
Djellza Selmani është 18 vjeçe, vijon shkollën dhe një kohë të konsiderueshme ia kushton llogarisë në Instagram. Aty ka tashmë afër gati treqind mijë ndjekës.
Prindërit e saj kishin emigruar në Zvicër, në vitin 1987, nga Maqedonia. Ndërsa ajo ka lindur dhe është rritur në Zvicër, në kantonin St. Gallen, ndërsa gjuhën shqipe e flet mjaft mirë.
Fjala është për Djellza Selmanin, bllogere, 18-vjeçarja, ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve të saj të shumtë me fotot që i poston në rrjetin social Instagram.
Ajo vijon shkollën, ndërsa një kohë të konsiderueshme ia kushton llogarisë së saj në Instagram, ku është mjaft aktive, me gati treqind mijë ndjekës. Djellza shpjegon për albinfo.ch se si filloi e gjithë kjo.
“Llogarinë në Instagram e kam hapur në vitin 2018, por shumë shpejt kam arritur të kem një numër të madh të ndjekësve, për shkak se kam postuar foto shpesh dhe ata i kanë pëlqyer shumë ato”, thotë ajo.
Mbështetja më e madhe për Djellzën janë prindërit e saj, të cilët e kanë inkurajuar në këtë rrugëtim.
“Babi me ndihmon t`i realizoj fotografitë, e nëna më ndihmon me veshjen, ndërsa grimin dhe flokët i bëj vetë”, shton ajo.
Fama e arritur e ka bërë të ndihet krenare me veten, e rrjedhimisht ajo ndihet mirë të ketë një numër të madh të fansave, me të cilët kontakton dhe takohet.
“Më shkruajnë shumë njerëz, kur dal në Zvicër, ata me njohin dhe kanë dëshirë të bëjnë foto me mua. Kjo me bën të ndihem mirë e unë mundohem t’i respektoj dhe t’u kthej përgjigje te ëmbla”, thekson Djellza.
Publiku i gjerë i Djellzës dominohet nga amerikanët, gjermanët, anglezët, zviceranët dhe shqiptarët. Duke qenë shumë e njohur në këtë rrjet social, ajo thotë që kontaktohet për oferta të ndryshme.
“Me kontaktojnë shumë për reklama, sidomos kërkojnë që të më grimojnë e po ashtu edhe për reklamim të rrobave”.
Në ditët e sotme, operacionet plastike tashmë janë në trend, dhe kjo ka shtyrë edhe ndjekësit e Djellzës të dyshojnë se ajo ka ndërhyrje. Por, ajo ka një përgjigje lidhur me këtë dyshim.
“Më pyesin nëse kam bërë hundën dhe buzët operacion, mirëpo unë u them se jam krejt natyrale dhe asnjëherë nuk kam bërë operacion plastik”, shprehet ajo.
Djellza ndihet krenare kur u tregon njerëzve që është shqiptare, sepse sipas saj, shqiptarët janë raca më e bukur në botë.
Bllogerja i inkurajon të gjitha vajzat shqiptare të besojnë në vete, të kërkojnë ëndrrat e tyre dhe të mos ndalen deri të arrijnë atë që ua do zemra.
Duke qenë shumë e re në moshë, Djellza ende nuk ka vendosur për profesionin e saj plotësisht, por ka diçka që i fle në zemër.
“Ende nuk kam vendosur rreth profesionit tim. Mirëpo, nganjëherë e shoh veten në profesionin e modeles”, përfundoi ajo.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë















