Kriza në Ukrainë
Dmitri Medvedev bën thirrje për eliminimin fizik të Zelenskyt
Reagime të shumta ka ngjallur lajmi për një atentat në dëm të presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin. Reagime ka pasur si nga Rusia, ashtu edhe nga Perëndimi.
Më i ashpri ka qenë ai i nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitri Medvedev, i cili ka bërë thirrje për eliminimin fizik të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, raporton EN, përcjell Albinfo.ch.
“Pas sulmit të sotëm terrorist nuk ka opsione të tjera veç eliminimit fizik të Zelenskyt. Nuk është e nevojshme të firmosim aktin e dorëzimit të pakushtëzuar. Edhe Hitleri nuk e bëri këtë”, ka deklaruar Medvedev përmes rrjetit “Telegram”.
Por vetë Zelensky, në një konferencë për shtyp nga Helsinki, ka mohuar që prapa këtij sulmi të jetë Kievi. “Ne nuk sulmojmë as Putinin, as Moskën. Ne po luftojmë në territorin tonë, duke mbrojtur qytete e fshatra. Gjithashtu nuk kemi mjaftueshëm armë për ta bërë. Putinin do t’ia lëmë gjykatës”, ka thënë Zelensky.
Nga Shtetet e Bashkuara, sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se nuk mund t’i marrë si të mirëqena akuzat e Rusisë se Ukraina u përpoq të vriste zotin Putin. “Por do të marrim çdo gjë që presidenca ruse do të thotë me një sasi të madhe kripe”, ka thënë me ironi Blinken.
Ndërkohë, Mick Mulroy, ish-zyrtar i Pentagonit dhe oficer i CIA-s tha se nëse lajmet për atentatin janë të sakta, ka pak gjasa që ajo që ndodhi të ketë qenë një tentativë vrasjeje. Sipas tij, inteligjenca ukrainase i ndjek me vëmendje lëvizjet e Putin dhe e dinte që ai nuk ndodhej në Kremlin.
Ndërsa për redaktorin e BBC për Rusinë, Steve Rosenberg, presidenti Putin ka masa tepër të larta sigurie dhe është befasuese të mendosh se dronët mund t’i jenë afruar Kremlinit.
Ndërkohë, shërbimi rus i sigurisë, FSB, ka deklaruar se ka shmangur një seri sulmesh të tjera të planifikuara në Krime nga inteligjenca ukrainase./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?