Zhvillim
Dobërçani i Gjilanit, i pastër si fshatrat e Zvicrës
Shoqata "17 Shkurti.ch" që tubon bashkatdhetarët e këtij fshati për çdo vit shpenzon mbi 5000 franga vetëm për mirëmbajtjen e pastërtisë së fshatit
Fshati Dobërçan, edhe pse gjendet në Kosovë, në komunën e Gjilanit, çdo ditë e më tepër po u përngjan fshatrave zvicerane.
Me shportat për mbeturina, drunj zbukurues rreth lumit, parkun e gjelbëruar, me varreza të mirëmbajtura si dhe me dy punëtorë, të cilët punojnë për çdo ditë për pastërtinë e fshatit skaj më skaj, nuk mund të jetë ndryshe nga një fshat i organizuar mirë.
Një projekt tjetër i radhës që është realizuar nga shoqata “17shkurti.ch” nga Zvicra është ai i riciklimit të mbeturinave të aluminit (kanaqeve) si dhe plastikës (shisheve). Sipas kryetarit të kësaj shoqate, Avni Kastrati, ky projekt i riciklimit ka kushtuar rreth 300 franga zvicerane dhe ka për qëllim që mbeturinat jo vetëm të zhduken, por të mundim edhe t’i shfrytëzojmë ato, pra t’i riciklojmë.
Janë blerë gjithsej 10 shporta, në të cilën do të mblidhen shishet e plastikës veç dhe ato nga alumini, apo më mirë të themi kanaqet veç.
“Ky projekt mendoj se është shumë i mirë, por ka ardhur si vullnet dhe kërkesë e bashkëfshatarëve të Dobërçanit. Shpresoj që edhe fshatrat dhe qytetet e tjera në Kosovë të veprojnë ngjashëm, në mënyrë që përveç ta pastrojmë ambientin nga mbeturinat, edhe të përfitojmë nga to”, tha Kastrati.
Ai gjithashtu shtoi se shoqata “17shkurti.ch” angazhohet me vite të tëra që fshatin Dobërçan ta bëjë një ndër fshatrat më të pastra në Kosovë. Sipas tij, kjo shoqatë për çdo vit shpenzon mbi 5000 franga vetëm për mirëmbajtjen e pastërtisë së fshatit dhe thotë se edhe bashkëfshatarët janë vetëdijesuar për pastërtinë dhe të gjithë së bashku kanë arritur që ky fshat të jetë shumë i pastër.
Ky projekt i riciklimit të mbeturinave është edhe një hap më tutje për ta mbrojtur ambientin.
Shoqata “17shkurti.ch” është themeluar në shkurt të 2009-ës në Zvicër nga bashkëfshatarët e Dobërçanit që jetojnë në diasporë, e veçanërisht në Zvicër. Ajo deri tash ka kryer një numër të madh projektesh në Dobërçan, duke ndërtuar shtëpi, duke u ndihmuar familjeve nevojtarë, duke i ndihmuar të sëmurët që kanë pasur nevojë për të holla, etj.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina











