Lajme
Dobitë që kemi nga konsumimi i kërpudhave
Kërpudhat janë shumë të shijshme, e për këtë janë pjesë e shumë ushqimeve në tryezat tona, përcjell albinfo.ch.
Ato janë të pasura edhe me vitamina të grupit B, në veçanti i vitaminës B2 dhe B3, thelbësore për metabolizmin e yndyrave, sheqernave dhe proteinave dhe për ta mbajtur sistemin nervor të shëndetshëm.
Kërpudhat janë burim i kaliumit, fosforit, magnezit, të çmuar për funksionimin e duhur të organizmit. Për më tepër, ato kanë një avantazh tjetër: janë të mira për kockat. Përmbajnë vitaminën D, e cila ndihmon në përthithjen e kalciumit, i cili është thelbësor për kyçet e forta dhe parandalimin e osteoporozës.
Kaloritë
Kërpudhat janë shumë të mira edhe për personat në dietë. Janë një aleat i shkëlqyer i linjave të trupit, pasi përmbajnë rreth 90% ujë. Në 100 gramë kërpudha përmbajnë nga 20 në 25 kalori. Këshillohet të konsumohet rreth 80 gramë në ditë, dhe jo më shumë se dy herë në javë. Sa i takon gatimit, kërpudhat duhen të gatuhen gjithmonë me kujdes dhe pa kapak. Kjo lehtëson avullimin e toksinave që mund të krijojnë probleme.
Sëmundjet
Disa njerëz nuk i kanë shumë qejf kërpudhat, por pasi të lexoni këtë shkrim, do të bindeni që t`i hani ato.
Kërpudhat kanë efekte pozitive në organizmin tuaj, prandaj lexoni arsyet pse duhet t`i konsumoni:
Kërpudhat janë të mbushura me lëndë ushqyese. Është provuar se kërpudhat pakësojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.
Një rënie 70% në rrezikun e krijimit të sëmundjes “Alzheimer”, është vërejtur te njerëz të cilët konsumojnë kërpudha.
Fibrat dietike vijnë në sasi të mëdha te kërpudhat. Këto fibra luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e rolit dhe funksionimit të zemrës. Ata i japin sistemit imunitar një nxitje të qëndrueshme.
Kur kërpudha konsumohet çdo ditë, rreziku i kancerit ulet për të paktën 64%.
Kërpudhat:
- Zvogëlojnë nivelin e kolesterolit,
Luftojnë enzimat dhe fibrat që përmban ndihmojnë në uljen e kolesterolin.
- Parandalojnë kancerin e gjirit dhe të prostatës,
Bashkërendimi i acidit linoleik dhe beta-glukanit në përmbajtje japin vetinë e aktivitetit antikanceror.
- Rregullojnë sheqerin në gjak,
Vlera ushqyese si dhe përmbajtja e saj me enzima dhe insulinë ndihmon në uljen e glukozës që përmbajnë ushqime të caktuara.
- Përmirësojnë sistemin imunitar,
Ergothionina, një nga antioksidantët natyrorë më të fuqishëm që përmban kërpudha, mbron kundër radikaleve të lira që ulin mbrojtjen e trupit.
- Luftojnë aneminë,
Hekuri i përfshirë në kërpudha lufton aneminë.
- Zvogëlojnë presionin e gjakut,
Arrihet për shkak të përmbajtjes së kaliumit. Përmbajtja e ulët e natriumit dhe e lartë e kaliumit ndihmon në parandalimin e presionit të lartë të gjakut.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” Shoqatat frankofone pjesëmarrëse në Manifestimin “Kurora e Lirisë” orgnizojnë një mbrëmje miqësore e cila do të... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston”
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme











