Kosova
Dogana e Kosovës mbledh 7 milionë € më shumë se plani për 2017
Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 6% më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 42 milion euro më shumë
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se po vazhdon me performancë të lartë në mbledhjen e të hyrave.
Raporti për 9-mujorin e këtij viti tregon për një rritje të performancës rreth 7 milionë euro më shumë sesa projeksioni i paraparë për vitin 2017-të.
“Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 6% më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 42 milion euro më shumë. Pra gjatë viti 2016 dogana kishte mbledhur 773 milionë euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 815 milion euro”, bën të ditur Dogana.
Po ashtu drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha, është shprehur se niveli i vetëpërmbushjes së obligimeve ka arritur në shkallën 94% të të hyrave që mbledh Dogana.
“Dogana ka rritur profesionalizmin dhe përkushtimim, por vlen të theksohet se kemi vërejtur rritje të vetëpërmbushjes së obligimeve nga ana e kompanive kosovare, derisa niveli i vetëpërmbushjes ka arritur në shkallën prej 94% e të gjitha të hyrave që mbledh Dogana”, ka thënë Berisha.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër Në vitet e fundit, vjedhjet e makinave luksoze janë rritur ndjeshëm në Zvicër. Rrjetet kriminale përdorin... -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard












