Kosova
Dogana e Kosovës rrit performancën e të hyrave për 7 milionë euro
Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 6 për qind më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 42 milionë euro më shumë
Dogana e Kosovës ka vazhduar me performacën e shkëlqyeshme në mbledhjen e të hyrave, duke kaluar për 1 për qind parashikimet për nëntëmujorin e parë, ose kthyer në mjete financiare për 7 milionë euro. Këto të dhëna janë publikuar sot nga përfaqësuesit e Doganave të Kosovës, që janë burimi kryesor i mbushjes së thesarit buxhetor.
Sipas një komunikate lëshuar nga DK, krahasimi në mes të projeksionit dhe të arriturave për vitin 2017 tregohet qartazi “për arritje në mbledhjen e suksesshme të hyrave pasi projeksioni për nëntë (9) mujorin e këtij viti kërkonte nga dogana të mbledh 808 milionë pra 1 për qind më shumë se projeksioni apo shprehur në shifra rreth 7 milionë më shumë”.
Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 6 për qind më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 42 milionë euro më shumë. Pra gjatë viti 2016 dogana kishte mbledhur 773 milionë euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 815 milionë euro.
“Dogana ka rritur profesionalizmin dhe përkushtimi, por vlen të theksohet se kemi vërejtur rritje të vetpërmbushjes së obligimeve nga ana e kompanive kosovar derisa niveli i vet-përmbushjes ka arritur në shkallën prej 94 për qind e të gjitha të hyrave që mbledh Dogana”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Doganave, Bahri Berisha.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













