Lajme
Doli numri më i ri i magazinës Albinfo.at: Shqiptarët në politikën austriake
Në prag të zgjedhjeve nacionale të Austrisë të cilat do të mbahen këtë të diele, më 29 shtator, doli edhe numri më i ri i magazinës shqiptare në Austri, albinfo.at. Në fokus të këtij numri janë shqiptarët në politikën austriake
Redaksia e magazinës albinfo.at ka përgatitur për këtë numër special një dosje të gjerë me intervista, portrete dhe vështrime të protagonistëve shqiptarë në politikën austriake. Në plan të parë sigurisht që janë intervistat dhe portretet e tri grave shqiptare, të cilat janë në garë për deputete në Parlamentin austriak. Po ashtu kemi arritur të marrim prononcime nga pothuaj të gjithë shqiptarët e zgjedhur prej vitesh asamblistë nëpër komuna të ndryshme, në të gjitha landet austriake.
Në këtë numër të Albinfo.at ju prezantojmë edhe qëndrimet e disave nga kandidatët shqiptarë, të cilët kanë provuar garën e votimeve për zgjedhje nacionale, por nuk kanë pasur sukses. Shumica e temave lidhen rreth me një pyetje të përbashkët: Kur do te kemi edhe ne shqiptarët një deputet në Parlamentin austriak? A do të ndodhë kjo të dielën apo ndonjëherë tjetër, kjo mbetet të shihet.
Sidoqoftë, albinfo.at ka marrë këtë iniciativë që përmes shkrimeve që kemi sjellë në magazinë, të bëjë të mundur në një farë mënyre, organizimin e komunitetit tonë shqiptar në Austri dhe të bëjë thirrje për të votuar, në mënyrë që sa më shpejt të kemi edhe ne shqiptarët një deputet në Parlamentin e Austrisë. Ne besojmë se të jesh pjesë e politikës austriake nuk është asimilim, por integrim!
Si zakonisht, edhe temat e tjera kanë zënë vend edhe në këtë numër të magazinës.
Kështu, në këtë numër mund të mësoni edhe se cilët janë futbollistët shqiptarë që luajnë në bundesligën austriake. Pastaj kemi një intervistë me avokatin shqiptar, Senad Albani, i cili është shpërngulur nga Frankfurti dhe ka hapur zyrën e tij në Vjenë. Po ashtu një portret mjaft simpatik është ai me sopranon Fiona Llapashtica, e cila me zërin e saj brilant po arrin suksese të mëdha.
Natyrisht as këtë numër nuk mungojnë portretet me shqiptarët e mirintegruar si dhe mundësitë që të njiheni me shumë kompani të shqiptarëve në Austri, të cilët vazhdojnë të mbështesin këtë projekt.
Magazina albinfo.at është falas dhe mund të gjendet në shumë vende apo biznese shqiptare në gjithë Austrinë, ku frekuentohen nga shqiptarët.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre














