Lajme
Donald Trump i drejtohet Gjykatës rreth llogarisë në Twitter
Ish -presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga një gjykatës federal që të urdhërojë kompaninë Twitter t’ia aktivizojë llogarinë e tij në këtë rrjet social.
Twitter e kishte bllokuar llogarinë e Trumpit për shkak të trazirave në muajin janar në Kongresin amerikan. Ndalimi i përhershëm i Trumpit nga Twitter pati nxitur debat nga mbështetësit, por edhe kundërshtarët e kësaj mase, të cilët thonin se një vendim i tillë shpërfaq fuqinë e kompanive të teknologjisë amerikane në debatin publik të vendit, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Në kërkesën e tyre të paraqitur në gjykatën federale amerikane në Florida, avokatët e Trumpit thanë se vendimi i Twitterit ishte i “detyruar” nga ligjvënësit e Kongresit. “Twitter ushtron një shkallë të fuqisë dhe kontrollit mbi debatin politik në këtë vend”, thanë avokatët e Trump në dosje.
by Taboola
Sponsored Links
You May Like
Komorane: Dental Braces Prices Might Actually Surprise YouDental Braces | Search Ads
Atëbotë vendimi i Twitterit u pasua edhe nga kompani tjera të teknologjisë. Më 6 janar, përkrahësit e Trumpit u përleshën me policinë dhe më pas hynë në ndërtesën e Kongresit amerikan, duke dëmtuar pjesë të tij dhe duke kërcënuar ligjvënësit.
Sulmi erdhi derisa Kongresi po mbante takim për të vërtetuar fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale që ishin mbajtur dy muaj më parë. Disa orë para sulmit, Trump iu drejtua një turme të madhe të përkrahësve të tij duke iu bërë thirrje që të “luftojnë si në ferr”.
Ai nuk bëri thirrje në mënyrë eksplicite për të sulmuar Kongresin. Trump më vonë u akuzua nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët për nxitje të dhunës. Senati i kontrolluar nga republikanët e shpalli të pafajshëm.
Para se t’i bllokohej llogaria, Trump kishte më shumë se 88 milionë ndjekës në Twitter.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant









