Kosova
Donika Gërvalla e përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit
Një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku temë do të jetë Kosova, do të mbahet sot pasdite në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gazeta Express mëson se Kosova në këtë seancë do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Në seancën, e cila do të kryesohet nga Vietnami dhe do të zhvillohet në mënyrë elektronike, do të diskutohet Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi punën e UNMIK-ut për periudhën nga shtatori 2020 deri në mars 2021.
Raporti i fundit i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, mbi punën e UNMIK-ut përfshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës më 14 shkurt dhe aktakuzës e Prokurorisë Speciale në Hagë kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së në nëntor të vitit të kaluar si ngjarjet kryesore politike.
Raporti thekson se këto ngjarje e kanë ngadalësuar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe se paqja e qëndrueshme, stabiliteti dhe zhvillimi socio-ekonomik në Kosovë dhe rajon varen nga progresi i qëndrueshëm i dialogut që synon normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Së fundmi, Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e përfaqësoi ish-kryediplomati, tani kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?