Kosova
Dorëhiqet drejtori i SHSKUK-së, në vend të Gjocajt caktohet Basri Sejdiu
"Shëndetësi cilësore pa buxhet nuk ka. Reformë e re, shërbim i ri e me buxhet të vjetër historik, madje me buxhet të zvogëluar edhe krahasuar me vitet paraprake, nuk ka dhe nuk mund të ketë”
Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i tij. Në letrën e tij dërguar bordit dhe ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismailit, Gjocaj ka thënë se nuk ka mundur të bëjë ndryshime, pasi gjendja momentale e shëndetësisë i ka rrënjët e veta që nga paslufta dhe është mjaft vështirë të zhbësh një sistem, i cili që në themelin e tij është ndërtuar keq.
“Mbetem krenar për sukseset e SHSKUK-së kur merret për bazë mospërkrahja, se sa pak është investuar, duke mos qenë as edhe për afërmi prioritet. Prioritet as me fjalë e as me veprime. Shëndetësi cilësore pa buxhet nuk ka. Reformë e re, shërbim i ri e me buxhet të vjetër historik, madje me buxhet të zvogëluar edhe krahasuar me vitet paraprake, nuk ka dhe nuk mund të ketë”, ka thënë ai në letrën e dorëheqjes.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, e ka falënderuar Gjocajn për punën që ka bërë deri tani. “Shëndetësia ka nevojë për reforma të thella. Na pret një rrugë e gjatë, por atë tashmë e kemi filluar”, ka thënë Ismaili. Bordi menjëherë pas dorëheqjes ka caktuar ushtrues detyre të drejtorit Basri Sejdiun, i cili deri më tashti ishte shef i Klinikës së Kardiologjisë Invazive.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër Në vitet e fundit, vjedhjet e makinave luksoze janë rritur ndjeshëm në Zvicër. Rrjetet kriminale përdorin... -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard











