E-Diaspora
Drejtori i aeroportit në Belgjikë fyen Kosovën
Duke përdorur reputacionin e keq publik të stacionit Gare du Midi, drejtori i aeroportit të Antwerp-it, Marcel Buelens, e ka krahasuar këtë rival në fushën e transportit me Kosovën
Gare du Midi është një nga stacionet më të mëdha të trenave në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës.
Pos për këtë, ky stacion njihet edhe për papastërti e mungesë mirëmbajtjeje.
Duke përdorur reputacionin e keq publik të këtij stacioni, drejtori i aeroportit të Antwerp-it, Marcel Buelens, e ka krahasuar këtë rival në fushën e transportit me Kosovën.
Në komentet e tij ofenduese, Buelens tha se “Gare du Midi duket më shumë si Kosova sesa pjesë e kryeqytetit të Belgjikës”.
Ndaj këtyre krahasimeve reagoi diaspora shqiptare e Kosovës, e cila në një ankesë zyrtare e vlerëson si “raciste dhe ksenofobike” gjuhën e përdorur nga drejtori i aeroporti, të cilit i kanë bërë thirrje të tërheqë komentet ofenduese dhe të kërkojë falje publike, përcjell Albinfo.ch.
“Kemi mbetur të shokuar nga ajo që kemi dëgjuar dhe lexuar, kur drejtori i aeroportit të Antwerpit krahason Gare du Midinë me Kosovën. Këto fjalë, aludime patetike, raciste dhe ksenofobike, tregojnë sa shumë z. Buelens e denigron Brukselin dhe Gare du Midinë. Ky i fundit nuk ka absolutisht asnjë pikë të përbashkët me vendin tonë të origjinës, Kosovën. Duam të denoncojmë këto deklrata të padurueshme nga drejtuesi i një ndërmarrjeje publike”, thuhet në komunikatën e Këshillit Kombëtar Shqiptar Evropian.
Tutje në këtë reagim publik, diaspora shqiptare i kujton Buelensit që në luftën e fundit, pos mijëra të vrarëve, masakruarve dhe viktimave të dhunës seksuale, më shumë se 70 për qind qyteteve dhe fshatrave në Kosovë u shkatërruan nga regjimi serb.
“Shpresojmë që z. Buelens të marrë guximin që të paktën t’i kërkojë falje publike komunitetit shqiptar të Kosovës që jeton në Belgjikë, dhe që, nëse rastësisht, dëshiron të sulmojë përsëri Brukselin dhe Gare du Midinë, të paktën të mos e bëjë atë në dëm të viktimave të luftës në Kosovë!”, shkruan tutje në reagim.
Ndërkohë, në një deklaratë për KTV-në, ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, komentet e Buelensit i ka cilësuar vetëm mungesë informacioni. Ndërsa tregoi se i është drejtuar atij me një letër zyrtare, përmes së cilës e ka ftuar drejtorin e aeroportit që ta vizitojë Kosovën.
Pasi tha se Belgjika mbetet vend mik i Kosovës, ambasadori Nikaj shtoi se për komentet e Marcel Buelensit ka pasur reagim edhe nga kryetari i Brukselit dhe figurave drejtuese në Antwerp.
“Si kryetar i Brukselit, më vjen shumë keq ta dëgjoj këtë krahasim. Kosova, për të cilën kam shumë simpati, tani është në rindërtim pas shumë viteve të vështira. Stigmatizimi i tillë i qyteteve dhe shteteve tregon për mungesë njohurish”, ka shkruar kryetari i Brukselit, Philippe Close.
E-Diaspora
-
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” Talenti i ri nga Lezha do të konkurrojë më 14 prill në finalen e “Sanremo Junior”,... -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













