Sport
Drejtori i Federatës Zvicerane të Futbollit: “Kemi votuar me vetëdije pro Kosovës”
Laurent Prince: “Sa i përket votimit në Budapest në të mirë të kosovarëve, Federata nuk ka shkelur në asnjë mënyrë në dërrasë të kalbur"
Edhe një funksionar i Federatës Zvicerane të Futbollit ka dalë me një deklaratë sipas të cilës delegacioni zviceran në Kongresin e UEFA-s në Budapest ka votuar për Kosovën.
Drejtori sportiv i Federatës Zvicerane të Futbollit (SFV) Laurent Prince ka përforcuar edhe njëherë pohimin se delegacioni i Zvicrës në Kongresin e UEFA-s të mbajtur në Budapest ka votuar në favor të pranimit të Kosovës, shkruan albinfo.ch.
“Sa i përket votimit në Budapest në të mirë të kosovarëve, Federata nuk ka shkelur në asnjë mënyrë në dërrasë të kalbur. Fakti se tash një vend më tepër bëhet pjesë e UEFA-s, nuk ndryshon kushedi çfarë për ne”, ka theksuar Prince në një deklarim të publikuar në portalin e SFV. “Ne tashmë jemi të gatshëm në debatin për secondot (gjenerata e dytë e të huajve). Dhe ne duhet të jemi të gatshëm pasi që në Zvicër luajnë futboll njerëz nga më shumë se 180 vende.
Para dy ditëve, përgjegjësi për komunikim me media i SFV Marco von Ah, në një prononcim për albinfp.ch ka deklaruar se votimi i Zvicrës në favor të Kosovës në UEFA ka qenë i nënkuptueshëm, kur dihet se Zvicra ka qenë ndër vendet e para në botë që e ka njohur Kosovën. Von Ah ashtu si dhe Prince, ndërkaq kanë shfaqur dilemat e federatës së tyre lidhur me disa paqartësi që sipas tyre ka statuti in UEFA-s. Për këtë arsye delegacioni para votimit kishte kërkuar ndryshimet përkatëse, të cilat nuk janë miratuar.
Ndërsa në opinionin shqiptar (në Kosovë dhe Shqipëri) mbizotëron qëndrimi se Zvicra ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













