Sport
Drita e Gjilanit, Kampione e sezonit 2017/2018
Ndeshja është pritur me interesim të madh dhe, për shkak të rëndësisë që kishte për të dy skuadrat, ka pasur potencial të madh tensionimi në mes të tifozëve. Për fat të mirë, ajo ka përfunduar pa probleme
Ndeshja e cilësuar si kryederbi e superligës së Kosovës, e luajtur sot në mes të Prishtinës dhe Dritës së Gjilanit, përfundoi me barazim, 0 : 0. Por kjo i mjaftoi Dritës që të fitojë titullin e Kampionit për sezonin 2017/2018, falë numrit më të madh të pikëve të grumbulluara përgjatë gjithë kampionit.
Ndeshja është luajtur në stadiumin “Shani Haxhiislami” në Pejë, ku Prishtina ishte në rolin e vendësit.
Prishtina ka pasur një lojtar më pak që nga minuta e 32’ e takimit, pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit të saj, Debatik Currit i cili bëri ndërhyrje të palejueshme ndaj Xhevdet Shabanit
Me 67 pikë të fituara, tri më shumë se Prishtina, Drita gjatë kampionatit ka pësuar vetëm 2 humbje. Ajo ka pasur 13 barazime dhe 18 fitore.
Ndeshja është pritur me interesim të madh dhe, për shkak të rëndësisë që kishte për të dy skuadrat, ka pasur potencial të madh tensionimi në mes të tifozëve. Për fat të mirë, ajo ka përfunduar pa probleme.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












