Lifestyle

Dua Lipa hyn në Top 15 të SHBA-së

“New Rules”, që u shpall kënga më e mirë e vitit nga “Time”, tani ka hyrë në Top 15 këngët më të mira në top-listën e “Billboardit” në SHBA

Dua Lipa po shijon momentet më të mira në karrierën e saj.

Përveç që fitoi çmime të mëdha dhe u shpall ndër këngëtaret më të mira të vitit 2017 me hitet “New Rules” që e ngritën në top këngëtaret evropiane, por ajo po hyn fuqishëm edhe në tregun amerikan.

“New Rules”, që u shpall kënga më e mirë e vitit nga “Time”, tani ka hyrë në Top 15 këngët më të mira në top-listën e “Billboardit” në SHBA.

Pasi hyri në Top 20 me “Blow Your Mind” dy javë më parë, kosovarja tani me hitin tjetër ka arritur suksesin më të madh në Amerikë, transmeton Albinfo.ch.

“New Rules” u lansua në korrik, si pjesë e albumit të saj debutues, dhe që nga ajo kohë ka udhëhequr në shumë top-lista evropiane si dhe ka grumbulluar 750 milionë klikime në YouTube e 468 milionë dëgjime në Spotify.

MTV shkruan se kjo është një prej këngëve më të mëdha të vitit 2017.

Dua pritet të sjellë projektin e saj të ri “IDGAF” në fillim të vitit 2018.