Kultura
Dua Lipa: Me gëzim po pres të vi në vendin tim
Koncerti i Dua Lipës do të mbahet më 30 korrik në Parkun e Gërmisë. paratë e fituara nga shitja e biletave do t’i dorëzohen një fondacioni për bamirësi që është krijuar nga veta këngëtarja
Pak ditë para koncertit që do të zhvillojë në Prishtinë, Dua Lipa nëpërmjet një statusi në Facebook, ka falënderuar organizatorët e koncertit, pasi paratë e fituara nga shitja e biletave do t’i dorëzohen një fondacioni për bamirësi që është krijuar nga veta këngëtarja.
Ajo gjithashtu ka thënë se mezi pret që të vijë në Kosovë.
“Faleminderit krejtve, organizatoreve dhe përkrahësve që e kanë bo të mundshme organizimin e koncertit e në të njëjten kohë janë duke ndihmuar Fondacionin Sunny Hill. Ju jam shumë e lumtur që e keni përkrahë këte ide. Faleminderit nga zemra vullnetarëve që po doken shumë bukur. E di që Kosova e Prishtina gjithmonë janë me mu, kudo që shkoj. Mezi po pres me ardh n’vendim tem edhe mu knaq shumë n’koncert, e këtë kënaqësi e bon shumë ma të madhe fakti që ky koncert në të ardhmen ka me e ndihmu artin dhe kulturen në Prishtinë dhe Kosovë. Shihemi shume shpejte. Ju dua shuuuume!” ka shkruar ajo në gjuhën shqipe dhe angleze.
Koncerti i Dua Lipës do të mbahet më 30 korrik në Parkun e Gërmisë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër











