Lifestyle
Dua Lipa, me mision bamirës me UNICEF-in
Ishte Rita Ora, e cila para një jave si pjesë e një misioni bamirësie me UNICEF-in erdhi në Kosovë për një qëndrim treditor.
Por, tashmë me një mision të tillë është përshirë edhe Dua Lipa.
Lipa ka treguar se tri ditët e fundit i ka kaluar në Liban me shumë fëmijë refugjatë.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare përmes disa postimeve në Instagram ka treguar rreth aktivitetit të saj në bashkëpunim me UNICEF-in.
Në këtë udhëtim treditor, ajo së bashku me UNICEF-in organizuan shumë aktivitete zbavitëse me fëmijët dhe u erdhën në ndihmë atyre, duke dëgjuar rrëfimet dhe kërkesat e tyre.
Këtë eksperiencë ajo e ka cilësuar si shumë emocionale pasi kanë arritur të shohin buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
“Unë kam pasur eksperiencën më të madhe gjatë qëndrimit në Lebanon, tri ditët e fundit, duke takuar fëmijë në vendbanime refugjate dhe trajnimin e të rinjve dhe programet e ndërtimit të aftësive. Unë në veçanti dëshiroi të flas për refugjatët pasi ndjej që kam një lidhje personale kur shoh njerëz të përshtaten me çdo rrethanë për të cilën janë futur për shkak të konflikteve. Asnjë familje ose fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia. Të gjithë kanë ëndrra. Ata të gjithë e meritojnë barazinë dhe një vend për të qenë në gjendje të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencial të plotë. Unë gjithmonë besoj tek fëmijët pasi ata janë e ardhmja jonë dhe ne duhet të kujdesemi për ta. Ishte një përvojë emocionuese por shpresëdhënëse, pasi këta fëmijë ende qeshin. Unë i kam përjetuar të gjitha aktivitetet dhe mundësit që UNICEF u jep të rinjve që kanë mbetur pa shtëpi për shkak të luftës në Siri dhe është mirë të shohim se këta fëmijë kanë një komunitet ku ndihen të sigurt dhe të mbrojtur”, ka shkruar Lipa.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, flukset e investimeve nga Kosova kanë njohur... -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit











