Lajme
Dua reagon mbi postimin për “Shqipërinë e Madhe”: S’ka të bëjë me urrejtje
“Postimi im i mëparshëm nuk ishte menduar kurrë për të nxitur ndonjë urrejtje. Kjo më bën të trishtuar dhe të zemëruar që postimi im me dashje është keqinterpretuar nga disa grupe dhe persona që promovojnë ndarje etnike"
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar përmes Instagramit pas sulmeve të ndryshme nga grupe dhe individë serbë dhe të tjerë të lidhur me postimin e saj të fundit.
Serbët dhe të tjerët kritikuan këngëtaren kosovare për postimin në Facebook, ku shfaqi transparentin që ishte shfaqur më 2014 në Beograd, e ku shihet harta e Shqipërisë “së Madhe”.
Ajo e postoi këtë transparent në kuadër të fushatës ku i bëhet thirrje kompanisë Apple të ndajë Kosovën nga Serbia në hartën e aplikacionit të saj.
Dua përmes një sqarimi, po në Instagram, ka thënë se nuk kishte menduar të nxiste urrejtje.
“Postimi im i mëparshëm nuk ishte menduar kurrë për të nxitur ndonjë urrejtje. Kjo më bën të trishtuar dhe të zemëruar që postimi im me dashje është keqinterpretuar nga disa grupe dhe persona që promovojnë ndarje etnike, diçka që e kundërshtoj plotësisht. Sa herë që postoj për Kosovën ‘feedi’ im çmendet, edhe nëse është diçka që ka të bëjë me gëzimin, ushqimin apo muzikën dhe përballem me rezistencë të ashpër nga ideja e kulturës autentike kosovare. Ne të gjithë meritojmë të ndihemi krenarë për etnitetin dhe prej nga jemi. Unë thjesht dua që shteti im të prezantohet në një hartë dhe të jem në gjende të flas me krenari dhe gëzim për rrënjët e mia shqiptare dhe shtetin tim mëmë. Inkurajojë të gjithë të përqafojnë trashëgiminë e tyre dhe të dëgjojnë e mësojnë prej njeri-tjetrin. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë”, ka shkruar Dua Lipa.
https://www.instagram.com/p/CC6fXB_sLz3/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/CC1bN9Wsx1a/?utm_source=ig_embed
E-Diaspora
-
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen Tre këshilltarët të SVP-së: Christian Vogel, Sascha Schmid dhe Philipp Köppel ngrenë pyetje kritike në parlamentin... -
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme













