Kosova
Duke trembur pëllumbat, plagos djalin e tij
Policia raporton se në fshatin Dobërdol të Pejës ka arrestuar një person të dyshuar pasi që gjatë përpjekjes që t’i tremb disa pëllumba mbi kulmin e shtëpisë nga pakujdesia me pistoletë e kishte qëlluar në këmbë djalin e tij.
Personi si pasojë kishte pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, përcjell albinfo.ch.
Nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta me një karikatorë dhe 15 diabolla kalibër 4.5 mm.
Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, Policia e Pejës bën të ditur se në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë dy të dyshuar kanë sulmuar njëri – tjetrin si pasojë e një mosmarrëveshjeje që kishin mes veti, ku njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Policia lidhur me rastin ka arrestuar gjithsej gjashtë persona të dyshuar dhe ka konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe shtatë fishekë si dhe lejen e armës të cilën e kishte pas njëri prej të dyshuarve.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar edhe një gëzhojë e fishekut, ndërsa me vendim të prokurorit, tre të dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje dhe tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Gjithashtu Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, i cili për shkaqe të panjohura kishte sulmuar fizikisht një femër dhe një mashkull, dhe të njëjtit si pasojë e sulmit kanë pësuar lëndime trupore.
Njëri prej tyre ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit. te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri një pistoletë me 4 fishek, një armë zjarri në formë të laps –kimikut dhe një thikë.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” Shoqatat frankofone pjesëmarrëse në Manifestimin “Kurora e Lirisë” orgnizojnë një mbrëmje miqësore e cila do të... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston”
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme














