Bota
Dy alpinistë humbin jetën në Everest, njëri zviceran
Raportohet se lodhja ka bërë që dy alpinistët të humbasin jetën në malin më të lartë në botë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Everest, në fillim të sezonit. Organizatori ka bërë të ditur se kanë humbur jetën dy alpinistë, një zvicerane dhe një amerikan, përcjell albinfo.ch.
Chhang Dawa Sherpa, menaxher i ekspeditës së Seven Summit Treks, tha se Abdul Waraich, një alpinist nga Zvicra ka humbur jetën të mërkurën derisa po kthehej pasi arriti majën më të lartë në botë.
Puwei Liu, një alpinist amerikan, humbi jetën në Kampin 4, kampi më i lartë para majës në 8.848.86 metra.
Lodhja nga bora në të ashtuquajturën “zonë vdekjeje” të Everestit e detyruan alpinistin amerikan të kthehej pa arritur në majë, tha Sherpa.
Nepali lejoi alpinistët të kthehen në Everest dhe majat e tjera të Himalajës pasi mbylli alpinizmin për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) vitin e kaluar. Këtë vit, qeveria lëshoi 408 leje për Everest, një numër rekord.
Qindra alpinistë përpiqen të arrijnë majat më të larta të botës në Nepal. Sezoni komercial zhvillohet nga prilli deri në maj çdo vit.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













