Lajme
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare
Produksioni i “Action Production”, i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, trajton identitetin, autonominë dhe përplasjen mes traditës e jetës në emigrim.
Nga rrugët e Torontos vjen filmi i shkurtër “Dy Emra / Two Names”, një rrëfim i fuqishëm që shkon përtej historisë së emigrimit dhe prek plagë të thella shoqërore, transmeton albinfo.ch.
Në qendër të filmit është historia e një gruaje shqiptare në Kanada, e cila përballet me presionin e bashkëshortit për të abortuar. Përmes kësaj dileme, filmi trajton luftën e heshtur të një gruaje për të mbrojtur fëmijën dhe veten, duke vënë në pah konfliktin mes traditës, mbijetesës dhe lirisë personale.
“Dy Emra” guxon të prekë tema të ndjeshme si autonomia e gruas dhe identiteti interseks, duke sfiduar normat patriarkale dhe duke hapur debat mbi kufijtë e sakrificës dhe të drejtën për vendimmarrje.
Filmi është produksion i Action Production, i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, duke krijuar një bashkëpunim mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kanadasë.
Projekti realizohet nga një ekip i njohur artistësh:
Regjia dhe skenari nga Florenc Papas, producente Gerta Qurku, drejtor fotografie Ilias Adamis, ndërsa në rolet kryesore shfaqen Rina Krasniqi dhe Afrim Muçaj.
Pavarësisht se ngjarja zhvillohet në emigrim, mesazhi i filmit është universal, duke shërbyer si thirrje për reflektim dhe dialog mbi të drejtat gjinore dhe integritetin njerëzor./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës Disa rajone në Zvicër e ngritën paralajmërimin për valë të nxehti në nivelin më të lartë... -
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar













