Lajme
Dy grante për Kosovën nga qeveria gjermane
Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë, Rene Escheman, kanë nënshkruar dy marrëveshje financiare, grante nga qeveria gjermane.
Ministri Bislimi tha se këto grante nga qeveria gjermane u adresohen dy prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, teksa falënderoi shtetin gjerman për këto ndihma.
“Po nënshkruajmë dy marrëveshje financiare, grante nga qeveria gjermane, që u adresohen dy prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, përmirësimi i kualitetit në arsim dhe rritja e prodhimit bujqësor në Kosovë. Falënderoj nga zemra Ambasadën Gjermane dhe taksapaguesit gjermanë që në vazhdimësi kanë ndihmuar në realizmin e prioriteteve. Me këtë situatë me pandeminë, çdo ndihmesë është e mirëseardhur. Në kohën e pandemisë është shumë me rendësi të shihet gatishmëria e fermerëve kosovarë për ta rritur prodhimin. Ndërsa granti për sfida të arsimit, nga ky nuk përfiton vetëm sektori publik, por edhe sektori privat”, shtoi ai.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Held, tha se pavarësisht situatës pandemike, duhet të kihen parasysh zhvillimet afatmesme dhe afatgjata të ekonomisë.
Ai tha se Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka dëshmuar se është instrument i mirë, ka dëshmuar se është partner i besueshëm. “Duke pasur parasysh kushtet e jashtëzakonshme, kemi arritur të nënshkruajmë dy marrëveshje sot. Përkundër faktit që po përballemi me pandeminë, duhet të kemi parasysh zhvillimet e mesme dhe afatgjata të ekonomisë. Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka dëshmuar se është instrument i mirë, ka dëshmuar se është partner i besueshëm”, tha ai.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













