Kosova
Dy milionë euro nga buxheti i Kosovës për Luginën e Preshevës
Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten buxhetin për vitin 2022, ndërsa në kuadër të këtij buxheti ka ndarë dy milionë euro për Luginën e Preshevës.
Kështu u bë e ditur në mbledhjen e së premtes të Qeverisë së Kosovës.
“Për herë të parë kemi buxhetuar mbështetje për Luginën e Preshevës, në shumë prej 2 milionë euro”, tha kryeministri Albin Kurti.
E kjo është ndarje e buxhetit është mirëpritur nga liderët politikë në Luginë.
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e ka quajtur lajm të mirë ndarjen e 2 milionë eurove për Luginën.
“Lajm shumë i mirë njoftimi i Kryeministrit i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, për buxhetimin prej 2 milionë euro për Luginën e Preshevës. Kjo mbështetje merr vlerë të shtuar nga fakti se Lugina e Preshevës bëhet pjesë përbërëse e buxhetit të Republikës së Kosovës”, shkruan ajo në Twitter.
E për këtë çështje ka reaguar edhe ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.
“Ka vite që kam kërkuar me këmbëngulje që Lugina të jetë pjesë e planifikimit buxhetor të Kosovës.
Mirëpo, pas shumë viteve të anashkaluar në kërkesa, Lugina e Preshevës tanimë është pjesë e planifikimit buxhetor të Kosovës me 2 milionë euro për vitin 2022 nga #QeveriaKurti. Bashkë jemi më të fortë”, shkruan ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












