Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Mobiliteti i së ardhmes, përgjegjësi dhe inovacion në AMAG Group AG " Njerëzit mendojnë se industria e automobilave ka të bëjë vetëm me vetura, në fakt gjithçka... -
Bëhet publike agjenda e “House of Kosova 2026” , vetëm 25 shtete kanë “shtëpitë” e tyre në Davos -
Këshilli i Shtypit hedh poshtë kritikat për esenë e Kaltërina Latifit mbi diskriminimin e grave kosovare -
Ragip Xhaka jep dorëheqje nga kryetari i degës së PDK-së në Zvicër -
Rritje mbi 40% e shërbimeve konsullore të Kosovës në Cyrih gjatë vitit 2025
Jeta në Zvicër
-
Dhjetëra të vdekur dhe 100 të plagosur rëndë nga flakët në një bar në një resort skish në Zvicër Dhjetëra persona dyshohet se janë vrarë dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur rëndë më 1... -
Njoftohet për mijëra shkurtime të reja në vendet e punës në Zvicër për vitin 2026 -
Qyteti zviceran i Moutier feston zhvendosjen historike nga Berna në Jura -
“Ishte si një film horror”, të mbijetuarit rrëfejnë tmerrin nga zjarri në Crans-Montana -
Cyrihu festoi Vitin e Ri me fishekzjarre spektakolare











