Shqipëria
Dy shpërthime me tritol në Vlorë, vetëm dëme materiale
Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmë nga dy shpërthime me tritol që ndodhën në dy shtëpi, por përveç dëmeve materiale, nuk kanë shkaktuar viktima, përcjell albinfo.ch.
“Lidhur me eksplozivët që iu vendosën dy shtëpive në Vlorë gjatë natës, i pari ka ndodhur rreth orës 2:30, në lagjen “Lirim”, pranë derës së banesës së shtetasit Fatjon Bata, 29 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.
Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale. Rreth orës 3:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.
Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë. Policia thotë se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorëve po vazhdojnë.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë











