Lajme
Dy shqiptarë, në mesin 100 njerëzve më me ndikim në Staten Island, Nju-Jork
Dy shqiptarë renditen në mesin e 100 personaliteteve për vitin 2020 në Staten Island
“City & State” (Shteti dhe Qyteti), e përjavshmja më e rëndësishme politike për jetën e pushtetit lokal në Nju-Jork dhe Pensilvenia për çdo fundviti bënë përzgjedhjen që quhet “Staten Island Power 100” . Një perzgjedhje kjo që ishulloret të njohin zyrtarët e zgjedhur dhe personelin qeveritar, politikanë, udhëheqësit e biznesit dhe organizatave jofitimprurëse, akademikët, avokatët, klerikët, zyrtarë të policisë, punonjës të drejtësisë, artistë, sportistë dhe aktivistët, që luajnë role me ndikim në jetën politike dhe publike të Bashkisë së Staten Island, transmeton albinfo.ch.
Staten Island Power 100(51-100) rendit për të tretin vit me radhë si një nga njerëzit më të fuqishëm të Qytetit Staten Island – New York.
Një nga klerikët më të njohur shqiptaro-amerikanë është përfshirë në listën e 100 njerëzve më me ndikim në Staten Island (Stejtën Ajllënd), Nju-Jork, së bashku me një mjek të njohur Dr. Brahim Ardoliç – Drejtori Ekzekutiv, i Spitalit Universitar i Staten Island.
Është bërë e ditur se dy shqiptarë janë renditur në mesin e 100 personaliteteve më të fuqishme për vitin 2020 në Staten Island, nga e përjavshmja “City & State” në Nju-Jork dhe Pensilvenia, transmeton albinfo.ch.
Njëri nga shqitarët, Dr. Brahim Ardoliç, renditet i 5-ti në këtë listë. Ai është Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Universitar të Staten Island dhe është në grupin e ekspertëve, mbikëqyrës në këtë spital për pandeminë e koronavirusit.
Ai është në grupin e ekspertëve, mbikëqyrës të Spitalit Universitar në Staten Island ndaj pandemisë së koronavirusit Covid -19. Ai si drejtues i lartë shquhet duke zgjeruar kapacitetin e spitalit me 50% dhe trefishuar shtretërit e kujdesit intensiv brenda vetëm disa javësh.
Ndërkohë që Imam Tahir Kukaj, për vitin e tretë radhazi renditet i 91-ti në këtë listë. Imami i njohur shqiptar është nënkryetar i Qendrës Shqiptare Islamike të Kulturës, në Staten Island.
Me konkluzionin: Tahir Kukaj ka gjetur thirrjen e tij të jetës në inkurajimin e besimeve të ndryshme për të punuar së bashku, si dhe edukimin e shqiptarëve dhe amerikanëve myslimanë me Islamin.
Ai do ta ketë atë mundësi edhe për një mandat tjetër, pasi ish-komisioneri i policisë James O’Neill e emëroi atë klerikun më të ri të policisë myslimane të qytetit shtatorin e kaluar (shtator 2019).
Në 2019 është zgjedhur si përfaqësuesi kryesor i detyrave islame në policinë e Nju-Jorkut (NYPD Muslim Chaplin).
Ndikimi i shqiptaro-amerikanëve në jetën e Nju-Jorkut është rritur shumë, sidomos, në dy-tre dekadat e fundit, dhe ky tani nuk mund të jetë rasti i parë që një prej tyre është përfshirë në listat e njerëzve më me pushtet. /Albinfo.ch





E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?












