Lajme
Dy shqiptarë, bashkëkryetarë të degës së socialdemokratëve në Schlieren
Ata tashmë kanë qenë anëtarë në Parlamentin komunal (asamblenë) të Schlierenit: Agushi që nga viti 2011, ndërsa Aziri, nga viti 2018
Rixhil Agushi dhe Kushtrim Aziri formojnë Bashkëpresidiumin e ri të SP (Partisë Socialdemokrate) të komunës Schlieren në Kantonin e Cyrihut, shkruan gazeta “Limmattaler Zeitung”.
Anëtarët e SP-së i kanë zgjedhur ata të martën në Asamblenë e tyre të përgjithshme, transmeton albinfo.ch. Agushi dhe Aziri zëvendësojnë kështu kryetarin e mëparshëm Walter Jucker, ka bërë të ditur PS të mërkurën.
Jucker vazhdon të mbetet drejtues i grupit parlamentar të PS-së në Asamblenë e Komunës së Schlierenit, vazhdon njoftimi. Ai është rizgjedhur udhëheqës i grupit parlamentar, pasi që ka kryesuar asamblenë e komunës së Schlierenit për një vit, përcjell albinfo.ch.
Për të shpërndarë përgjegjësinë në parti midis disa personave, Jucker kishte vendosur të hiqte dorë nga kryesimi i partisë. Tani Rixhil Agushi dhe Kushtrim Aziri marrin përsipër detyrën. Të dy u zgjodhën pa asnjë votë kundër, thuhet në njoftimin e SP.
Asambleja e përgjithshme e PS së Schlierenit duhet të ishte mbajtur në pranverë. Për shkak të koronavirusit, ajo qe shtyrë për 1 shtator.
Ashtu si Jucker, ata gjithashtu tashmë kanë qenë anëtarë në Parlamentin komunal (asamblenë) të Schlierenit: Agushi që nga viti 2011, ndërsa Aziri, nga viti 2018.
Albinfo.ch ka prezantuar arritjet e Rixhil Agushit dhe Kushtrim Azirit në skenën politike të komunës së tyre dhe më gjerë, viteve të fundit.
Rixhil Agushi është e lindur në vitin 1986 në Tetovë, Maqedoni e Veriut. Ajo punon si asistente në një ordinancë mjekësore.
Kushtrimi është student në Fakultetin Juridik në Universitetin e Cyrihut. Ai ka qenë këshilltari më i ri në Asamblenë e Schlierenit, kur është zgjedhur, në vitin 2018.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?










