Lajme
Dy studimet tregojnë disa risi për koronavirusin
Dy studime të reja thonë se koronavirusi i ri Covid-19 sulmon drejtpërsëdrejti sistemin nervor qendror
Studimi i parë nga shkencëtarë kinezë i publikuar në revistën amerikane ‘Journal of Clinical Virology’ analizon të dhëna për përftuara gjatë kohës mbi koronaviruse të ngjashëm me Sars-CoV-2; ndërsa studimi i dytë është publikuar thuajse në të njëjtën kohë në revistën “Chemical Neuroscience” dhe propozon gjithashtu aftësi të virusit për të infektuar sistemin nervor qendror.
Humbja e shqisës së nuhatjes është zbuluar si një sinjalet e Covid-19. Kjo e fundit ishte fillimisht e pa vënë re prej sëmundjes, por tashmë është kornfirmuar në disa vende të goditura nga koronavirusi vrasës dhe shpjegohet me aftësinë e virusit për prekjen e sistemit nervor qendror të të sëmurëve, dhe veçanërisht me zonën e komandes së nuhatjes, transmeton TCH.
Grupi i drejtuar nga Yan-Chao Li i universitetit kinez të Jilin, analizoi kampione të virusit të viteve 2000 nag viktimat e Sars-CoV-1, që është i afërt me virusin aktual. «Mostrat tregojnë prezencën e pjesëzave të virusit në tru, theise ekskluzivisht te neuronet», thotë studimi. Të tjera studime kanë treguar se Sars-CoV-1 apo dhe il Mers-CoV (virusi i epidemisë së Lindjes së Mesme në 2012) «mund të depërtojnë në tru me anë të nervave të nuhatjes, dhe më pas të përhapen në zona të tjera specifike të trurit, veçanërisht të talamusit dhe korteksit cerebral », përcjell albinfo.ch.
Artikulli i grupit kinez është interesant sepse bazon observimet e tij në testet klinike, të interpretuara me anë të një sinteze të asaj që dimë tashmë mbi koronavirusin, shpejgon biologia Christine Prat, e grupit evropian Virus Archive Global. «Gjithsesi mbetet ende shumëpër të kuptuar mbi impaktin e tyre mbi sistemin nervor qendror. Kjo është një zonë e veçantë sepse sistemi imunitar këtu nuk mund të punojë si në pjesën tjetër të organizmit pasi duhet të luftojë infeksionin pa shkatërruar qelizat neurale, të cilat rinovohen vetë por shumë ngadalë”, shton ajo.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg













