Shkurt.ch
Dy të tretat e zviceranëve thonë se ndjehen vitalë
Më shumë se tri të katërtat e popullsisë pohojnë se ndjehen me një nivel të lartë të vitalitetit dhe energjisë (59%), ndërsa 17% ndjehen me nivel të mesëm
Përafërsisht 60% e zviceranëve ndihen plot energji dhe vitalitet. Kjo zakonisht ka të bëjë për burrat, të moshuarit dhe ata që kanë një nivel të arsimimit të mirë. Dallimet gjithashtu ekzistojnë në mes të rajoneve.
Këto shifra dalin nga monitorimi i shëndetit mendor në Zvicër për vitin 2016, të publikuar në dhjetor nga Observatori i Shëndetit zvicerane (Obsan). Megjithatë, shifrat në fjalë janë për vitin 2012.
Më shumë se tri të katërtat e popullsisë pohojnë se ndjehen me një nivel të lartë të vitalitetit dhe energjisë (59%), ndërsa 17% ndjehen me nivel të mesëm. Në anën tjetër, rreth 23% e njerëzve të Zvicrës shpesh ndjejnë mungesë të energjisë dhe vitalitetit.
Përgjigjet tregojnë një dallim të qartë në mes të gjinive: gratë thonë më shpesh se janë me një nivel të ulët të energjisë (27%), kundër burrave që janë vetëm 18%. Prandaj, sipas këtij studimi, meshkujt ndihen më të gjallë dhe më me energji (65%) se sa femrat (54%).
Kundër asaj që mendohet janë të rinjtë, ata pohojnë të ndjejnë një mungesë të energjisë dhe të vitalitetit, ndryshe nga pleqtë që pohojnë të kundërtën.
Së fundi, dallime të mëdha janë vërejtur edhe në mes të rajoneve: Zvicra qendrore me 65 % tregon shifra pozitive, sikurse pjesa lindore (63%) dhe jugveriore (62). Në Cyrih shkalla është ende 60%.
Proporcioni i këtyre njerëzve është shumë më i ulët në rajonin e Liqenit të Gjenevës (53%) dhe Ticinos (50%), në Zvicrën e mesme
(57%), në Uri ( 71.3%), në Neuchatel (48.3%).
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













