Lajme
Dy të vdekur dhe disa të lënduar gjatë ndërrimit të moteve
Policia e Kosovës raporton për një person të vrarë, një të djegur në Ferizaj dhe për disa lëndime nga gjuajtjet e pakontrolluara me armë zjarri dhe nga ndezja e mjeteve piroteknike
Policia e Republikës së Kosovës raportoi për një person të vrarë, një të djegur nga zjarri dhe disa persona ta lënduar gjatë festimit të ndërrimit të moteve, ndërsa rikonfirmon se PRK ka krijuar planin operativ për të ofruar siguri në tërë territorin e Kosovës. Nga të lënduarit, sipas Policisë, vetëm njëri është qëlluar me plumb qorr.
Në Policinë e Kosovës, siç thuhet në një informacion për media, gjatë natës se festes së vitit të ri janë raportuar dhjetë raste, një vrasje me armë zjarri, tetë persona të lënduar nga mjetet piroteknike,dhe djegia e një shtëpie në rajonin e Ferizajt e cila po ashtu ka rezultuar me fatalitet, sepse një 26 vjeçar ka humbur jetën.
“Një rast incident zjarri ku si pasojë ka humbur një person. Ky rast është duke u hetuar për shkaqet e zjarrit, e qe ende nuk mund të ndërlidhet me rastet e festës së vitit të ri”, thuhet në raportin e Policisë.
Në Ferizaj, sipas Policisë, është djegur një shtëpi banimi, ku si pasojë e këtij zjarri një person i moshës 26 vjeçare ka humbur jetën. “Njësitet policore dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe janë duke kryer hetimet rreth shkaktarit të zjarrit”, raporton Policia.
Dy persona të tjerë, ndërkaq sipas PRK-së, janë lënduar nga armët e zjarrit, njeri prej tyre vetëplagosje dhe tjetri nga plumbi nga ajri (plumbi qorr), ndërsa katër vetura janë dëmtuar nga përdorimi jo adekuat i mjeteve piroteknike dhe nga arma e zjarrit.
“Krahasuar me festën e vitit të ri 2011/2012, në Policin e Kosovës janë raportuar më pak raste në festen e këtij viti 2012/2013 se sa vitin e kaluar, por mund të ketë edhe raste që nuk janë raportuar në Polici, por të janë adresuar drejt në qendrat mjekësore”, thuhet në raport.
Policia e Kosovës, sipas kësaj komunikate, për festat e fund vitit ka përgatitur planin operativ për të ofruar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
“Qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi i Policisë së Kosovës, ishte ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in Duke paralajmëruar për fushatën aktuale të "iniciativës 10 milionëshe" ka thënë se Zvicra po përballet me... -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta -
Më pak njerëz punojnë në sektorin kulturor në Zvicër













