Lajme
Dy tërmete të njëpasnjëshme në Turqi
Pas tërmetit prej 5 ballësh në ishullin Lesbos në detin Egje, një tjetër tërmet me magnitudë 4.8 shkallës të Rihterit ka ndodhur në të njëjtin rajon.
Observatori Kandilli fillimisht regjistroi një tërmet në një thellësi prej 13.9 kilometrash në detin Egje, shkruan t24.
Sipas informacionit të ueb-faqes së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), thellësia e tërmetit të dytë me magnitudë 4.8 që ndodhi në brigjet e rrethit Ayvacık të Çanakkales ishte 10.75 km.
Drejtor i Qendrës së Kërkimit dhe Aplikimit të Tërmeteve (DAUM) i Universitetit të Izmirit, Dokuz Eylul (DEU) dhe Pedagog i Departamentit të Inxhinierisë Gjeologjike, Prof. Dr. Hasan Sozbilir, vlerësoi tërmetet me magnitudë 5 dhe 4.8 ballësh që ndodhën në ishullin Lesbos në detin Egje.
“Deti Egje është lëkundur si një djep gjatë muajve të fundit. Mekanizmat fokale të këtyre tërmeteve që ndodhën në kufirin verior të ishullit Lesbos tregojnë se është ndarë një çarje anësore e djathtë. Tërmetet midis Bodrumit dhe Çanakales janë me origjinë tektonike. Mund të themi se vullkanet aktive në zonën midis ishullit dhe Bodrumit gjithashtu shkaktojnë tërmete me origjinë vullkanike”, tha ai.
Këto tërmete tregojnë se ka një situatë të jashtëzakonshme për sa i përket aktivitetit sizmik. Megjithatë, këto stuhi tërmeti, të cilat janë përhapur në një zonë kaq të gjerë, mund të shkaktojnë një tërmet të madh në të ardhmen e afërt, shtoi ai.
Ndryshe, mediat turke shkruajnë se deri më tani nuk ka pasur viktima apo dëme materiale.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit











