Sport
Dy tifozë shqiptarë dënohen me gjobë: Kanë ndezur petarda gjatë ndeshjes
Me gjithë mobilizimin dhe kontrollimin e hollësishëm, disa tifozë të kombëtares shqiptare kanë arritur të fusin në stadium petarda dhe objekte të tjera shpërthyese, të cilat edhe i kanë ndezur
Ndeshja e mbrëmshme në mes të Lihtenshtajnit dhe Shqipërisë ka rrjedhur pa telashe të mëdha të sigurisë, shkruan gazeta Liechtensteiner Vaterland. Në të vërtetë policia kishte ngritur shumë lart shkallën e mobilizimit, duke pasur parasysh numrin e madh të shikuesve që vinin nga jashtë në kryeqytetin e vogël të Lihtenshtajnit, në Vaduz, ku është zhvilluar ndeshja.
Me gjithë mobilizimin dhe kontrollimin e hollësishëm, disa tifozë të kombëtares shqiptare kanë arritur të fusin në stadium petarda dhe objekte të tjera shpërthyese, të cilat edhe i kanë ndezur, përcjell albinfo.ch. Siç ka thënë një zëdhënëse e policisë, kontrollimi ka qenë shumë rigoroz por, për të kontrolluar një numër kaq të madh shikuesish (rreth 6000 sish) “është dashur të kishte pasur më shumë personel dhe sidomos më tepër kohë”.
Dy tifozët shqiptarë të cilët për përdorimin e petardëve janë mare në pyetje nga policia për janë me banim në Zvicër. Ata duhet të llogarisin në dënim me gjobë me para për shkelje të ligjit mbi materiet shpërthyese.
Disa gazeta tjera citojnë portierin e Lihtensteinit Peter Jehle i cili është ankuar për sjelljen e atyre tifozëve shqiptarë që kanë ndezur petarda.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











