Lajme
Dy vajza të talentuara shqiptare, botojnë librin e parë në Suedi
Javën që lame pas, doli nga shtypi libri i titulluar “BALKANS VEGETARISKA MATBORD-(TAVOLINA USHQIMORE VEGETARIANE E BALLKANIT) me bashkautore Albina Ibrahimi-Teuta Zeneli, në Suedi.
Theksohet se libri është botuar në gjuhën suedeze, por ushqimet tradicionale janë në gjuhën shqipe, transmeton albinfo.ch.
Të dy vajzat shqiptare janë të lindura dhe rritura në Suedi, nxënëse të shkëlqyera të shkollës së mesme në Ängelholm të Suedisë dhe anëtare të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
Albina Ibrahimi e Teuta Zeneli, kanë një perspektivë të shkëlqyer në të ardhmën për përfaqësimin e kulturës dhe traditës shqiptare në shtetin suedez, përmes krijimtarisë së tyre, të cilat premtojnë se edhe në të ardhmen ekziston mundësia që të merren me shkrime.
Ato, me një entuziazëm, vitin e kaluar (2020) kishin vendosur për botimin e një libri, me idenë për prezentimin e specialiteteve shqiptare. Kështu pas një pune të shkëlqyer, ato me sukses ia kanë arritur të dalin me librin e parë të tyre, por që nuk do të mbetet i fundit, siç thonë ato.
Synimi i autoreve të librit është për të sensibulizuar para popullit suedez për ushqimet tradicionale shqiptare, por që një pjesë nga këto specialitete përdoren në tërë ballkanin, me një ndryshim të vogël të receptit. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor











