Shkurt.ch
Dy vajzat somaleze me shami kthehen në shkollë
Vajzat myslimane me prejardhje nga Somalia do të lejohen sërish të ndjekin shkollimin në Heerbrugg të St Galenit
Dy vajzave refugjate nga Somalia, 11 dhe 12-vjeçe, u ishte mohuar fillimisht shkollimi, sepse ato bartnin shami. Shkolla fillore në Heerbrugg Au (SG) ka rishikuar vendimin, duke lejuar vajzat me shami sërish të ndjekin mësimin.
Shoqata e drejtorëve të shkollave të Zvicrës, Sindikata e mësuesve dhe Kryetari i Konferencës së Drejtorëve kantonalë kishte kritikuar një vendin të tillë të St Gallenit.
Dhe gjithashtu Shoqata e drejtorëve të shkollave të Zvicrës ishte zemëruar nga veprimet e kantonin të St Gallenit për të ndaluar bartjen e shamive nëpër shkolla.
„Detyra jonë është integrimi i dy vajzave, e jo t’u mohohet shkollimi për shkak të shamisë“, tha Walter Portmann, drejtor i shkollës në fjalë, për “10vor10” të SRF.
Shkolla nuk do ta zbatojë në të ardhmen rekomandimin e Këshillit të Arsimit në St Gallen që kishte urdhëruar ndalimin e bartjes së shamive nëpër të gjitha shkollat e kantonit.
„Ne besojmë se ndalim i bartjes së shamive nuk është ligjërisht i lejueshëm, derisa Gjykata Supreme të vendosë ndryshe”, tha Portmann.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim Në një kohë kur ritmi i jetës shpesh na largon nga rrënjët dhe reflektimi i thellë,... -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit Raporti i ri i Këshillit Federal thekson si rreziqet ashtu edhe përfitimet e iniciativës “Jo për... -
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice”












