Jeta në Zvicër
E kërcënoi dhe e ofendoi disa herë, tetë mijë franga dënim
Një shtetas i Maqedonisë e ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij disa herë me fjalë dhe me duar. Tani Gjykata rajonale Emmental-Oberaargau atë e dënoi me një gjobë të kushtëzuar
Ajo kishte deklaruar se burri i saj e kishte fyer, rrahur, kërcënuar me vdekje dhe përpjekur për ta mbytur. Ai gjithashtu u kishte shkuar te shtëpia strehuese e grave të kërcënuara në Oberemmental, ku ajo kishte ikur me fëmijët e saj, edhe pse për të ka qenë e ndaluar.
Mirëpo, bashkëshorti i mohoi të gjitha akuzat, duke u ankuar ndaj urdhrit të dënimit të zyrës së prokurorit publik. Prokuroria e kishte dënuar për sulm, abuzim verbal, kërcënim, mosbindje e urdhërit zyrtar dhe veprave penale për shkeljen e Ligjit të komunikacionit me një gjobë të kushtëzuar prej 2.250 frangash dhe 2.400 franga të tjera.
Gjykatësja Muriel Mallepell nga Gjykata rajonale në Emmental-Oberaargau ka përfunduar se deklaratat e bashkëshortes kanë qenë të vërteta. Procedura bazohet në një marrëdhënie të dështuar, shkruan “Berner Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
“Disi” i akuzuari nuk ka mundur ta përballojë faktin se gruaja e tij ka një të dashur.
I pandehuri dhe paditësja janë të martuar që nga vitet e adoleshencës. “Nuk ka mungesë provash”, ka pohuar Mallepell, duke treguar foto të lëndimit të gruas dhe duke u bazuar në dëshmitarë, përcjell albinfo.ch.
I pandehuri kishte bërë deklarata kontradiktore dhe shpesh ka pohuar se nuk i kujtohen gjërat. Nga ana tjetër. shpjegimet e dhëna nga bashkëshortja që nga fillimi kanë qenë ‘bindëse, logjike dhe konsistente’. Gjykata nuk kishte asnjë dyshim se bashkëshorti kishte dashur ta mbysë gruan me duar dhe e kishte quajtur një lavire.
Gjykatësja e dënoi shtetasin 40-vjeçar nga Maqedonia me një gjobë të kushtëzuar prej 2.400 frangash dhe 2.000 franga të tjera. Përveç kësaj, ai duhet t`i paguajë shpenzimet gjyqësore prej 4.800 franga dhe një pjesë të tarifës së mbrojtësit të tij publik. Si kompensim për gjithë veprat e tij, bashkëshortes duhet t`i paguajë 800 franga.
Por, mbetet e dyshimtë nëse shteti dhe viktima do t`i marrin ndonjëherë këto të holla, pasi ai është pranues i ndihmave sociale. Sipas fjalëve të veta, ai nuk mund të punojë më shumë se 15 orë në muaj, për shkaqe shëndetësore.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C












